Kullat dhe Covid-i në Tiranë

Në Tiranë janë 52% e të infektuarve dhe 62% të të vdekurve prej Covid-19 në Shqipëri, ndërsa popullsia e Tiranës është 31.8% e vëndit. Keto të dhëna deri tash nuk janë komentuar për të shpjeguar fenomenin dispropocional të popullsisë dhe infeksionit të virusit Covid-19. Pse infeksioni dhe vdekjet në Tiranë janë gati 2 fish në raport me popullsinë e vëndit edhe pse kujdesi shëndetsor në Tiranë është normalisht më i mirë se në cdo prefekturë tjetër të vendit. ?
Nuk është rastësi që qytetet me dendësi më të madhe të popullsisë janë dëmtuar më shumë nga Covid-19, në Botë, si New York, Milano, Madrid, Londer ose Wuhan. Këtu bën pjesë edhe Tirana, ku qyteti ka një dëndësi popullsie prej rreth 18000 banorë për km2, kundrejt 3000–6000 banorë për km2 , që e kanë dëndësinë qytetet Europiane. Ndërsa gjithnjë e më shumë banorë jetojnë në qytete të mbushura me njerëz, bëhet më e vështirë të kontrollohet një patogjen që kërkon ditë për tu manifestuar, si covid-19. Shkencëtarët parashikojnë shpeshtësi të epidemive e pandemive në të ardhmen më të mëdha, edhe për shkak të ndryshimeve klimatike.
Normalisht lind pyetja; a është rritja e dëndësisë së popullsisë së qyteteve një proces normal , e për më tepër një proces që duhet inkurajuar së pari, për një shëndet më të mirë, e sigurisht për një zhvillim të qëndrueshëm?
Një tjetër konstatim nga shkenctarët është se ata shohin korrelacione midis ekspozimit afat-gjatë ndaj ajrit të ndotur dhe normës së vdekjeve prej virusit Covid. Kjo është tepër evidente edhe në Tiranë. Tirana është një nga qytetet me ndotje më të madhe të ajrit në Europë, që nga statistikat zyrtare shkaton vdekje të parakohshme edhe disa herë më shumë se Covid-19. A do zvoglohet ndotja e ajrit në Tiranë? Perespektiva është e zymtë.
Politika e inkurajuar për ndërtimet në lartësi e me kulla qiellgërvishëse, çon në rritjen e dëndësisë së popullsisë së Tiranës edhe më të madhe, që çon në rritje më të madhe të makinave, pra edhe të ndotjes.
Në pikpamje thjesht të trasmentimit të virusit është evidente se në Tiranë është gati e pamundur që të ecësh në rrugë e të mos kesh mundësi të mbash distancë sociale, as edhe 1 meter, dhe e njëjta gjë në shumë mjedise sociale.
Pak histori me kullat në Tiranë
Ka 2 dekada që zhvillohet një kritikë konstante nga një pjesë e mirë e shoqërisë shqiptare, kritikë që është bërë gjithnjë e më e madhe e më e thellur, teksa vendimmarrja është përfshirë së fundmi në mënyrë tepër aktive, gati agresive në intesifikimin e ndërtimit në Tiranë, me fokus ngritjen në lartësi të saj.
Modestësisht autori i këtij shkrimi citon këtu pjesë të një shkrim të tij të vitit 2002, ku i mëshon idese se Tirana duhet mbajtur e ulët, e pastër, e rregullt, e qetë dhe jo e zhurmshme, që të zgjatet jeta e banorëve të saj. Autori ketu kërkon uljen e presionit të ndërtuesve për tu ngritur në lartësi, duke ju referuar argumetit se modeli i shpërndarjes hapsinore i bazuar në përqëndrimet e mëdha urbane kudo në vendet në zhvillim ka dështuar. Ndër problemet e komplikuara të qendrave të mëdha, ku Tirana bën pjesë, si uji e ajri etj., tashmë i shtohet edhe problematika e viruseve dhe pasojave shëndetsore e socio-ekonomike.
Fatkeqësisht ndërtimi i kullave jo vetëm që ka ndodhur, por edhe projeksionet janë për më shumë kulla.
Lejedhënësi i kullave, vetëm se shton fatkeqësitë e banorëve të Tiranës, tashmë të ekspozuar edhe nga armiq të rinj të dukshëm e të padukshëm.

Qytetarët çfarë duhet të bëjnë?
E përmbledhur me një togfjalësh më e mira është: “Njerëz që synoni Tiranën rrini larg Tiranës”