Ku do i çoj Rama plehrat që mblodhi në Kuvend?

Ku do i çoj Rama plehrat që mblodhi në Kuvend?

Të gjithë e dimë që edhe plehrat e Kuvendit si në gjithë Shqipërinë në rastin më të mirë shkojnë në landfill.

Teksa Rama po bënte gjestin e mbledhjes së letrave të hedhura përtokë në Kuvend lind pyetja: mirë që i mblodhi, por a ka ndonjë mënyrë që letrat që mblodhi të shkojnë për riciklim, jo në ladfillin e Sharrës?

Sot nuk është problem grumbullimi dhe asgjësimi por qarkullimi. Ekonomia qarkulluese është sfida globale sot.

“Ky mandat do jetë një mandat shumë i rëndësishëm për një Shqipëri të pastër” -tha Rama sot në celjen e seancës së Kuvendit të ri.

Cfare ka ndërmend Rama? Nëse ai vazhdon me politkën e inceneratorëve do kemi jo një Shqipëri më të pastër, por edhe më të pisët.

Shqipëria është e bukur, por është e pisët, jo vetëm e pisët, por edhe me ajër të helmët nga djegja e plehrave, kudo në vend. Kompanitë që mbledhin plehrat janë te interesuara të djegin më shumë plehra që të transportojnë më pak. Duke qënë se efekti në shëndet nga ndotja prej plehrave nuk është akut edhe pse mjaft i rrezikshëm për jetën, nuk ka reagim. Kompania e inceneratorëve është gjithashtu e interesuar që sa më shumë të digjen plehra jashtë rrethimit të saj, pasi kështu fitmi i saj është edhe më i madh.

Mandati i parë i Ramës filloi bukur me ndalimin e importit të plehrave me ligj, por në ditën e miratimit të reformës në drejtësi në Korrik 2016 u miratua me ligj ajo qe ishte ndaluar në 2013, por që përsëri në 2017 Kuvendi pranoi mosdekretimin e ligjit prej presidentit, per lejimin e importin e plehrave.  Në mandatin e dytë kemi shumë para të harxhuara nga buxheti i shtetit për inceneratorëet, përmisim të landfilleve në Elbasan dhe Tiranë dhe një rrënim të industrisë së riciklimit,  procesit kryesor të menaxhimit të mbetjeve.

Kështu, mund të thuhet se 2 mandatet e Ramës për pastrimin e Shqipërisë kanë qënë një dështim. Gjelbërimi nga jonxha e mbjellë në landfill të Sharrës dhe rosat ne pellgun me uje te lumit të Erzenit, pranë landfillit mund të afeksionojnë disa vizitorë të programuar aty, por jo shqiptarët që përballen me plehra edhe atje ku shpresojnë të mos ketë plehra.

Shqipëri e pastër në mandatin e tretë? Nuk mund të ndodhë, pa një reflektim për dështimin në 2 mandatet e parë.