Kredia për HEC Skavicën rrezikon të thithet nga 700 HECet “Shushunja”

Kredia për HEC Skavicën rrezikon të thithet nga 700 HECet “Shushunja”

Shushunja “..që thithin gjakun e organizmit të vendit..” i quajti Kryeministri, 4 muaj më parë, HECet e vegjël.

Përveç dëmit të madh në ekosistemet malore, duke shtrirë tentakulat deri në burimet e ujit te pishëm, HEC shushunjat i marrin shtetit, çdo vit, për këtë masakrim që i bëjnë natyrës dhjetra miliona euro si subvencion, duke u favorizuar me çmimin e shitjes se energjisë mbi çmimin e tregut.

Duket që Qeveria nuk po jep leje të reja për HECe të vegjël, por ndërkohë janë në linjë rreth 600 leje për këto HECe,  që mund të kthehen në “shushunja” që veç ujit në burim të thithin edhe milionat e kredisë për ndërtimin e HEC të Skavicës, HEC për të cilin ka një konsensus të gjërë në shoqërinë shqiptare. Ndryshe, në Shqipëri ka një konsensus edhe më të gjërë se HECet e vegjël janë një katastrofë për vendin. Dhe kjo nuk është vetëm në opinion. Tashmë ka revolta popullore në qindra fshatra të vendit, ku “shushunjat” janë ngulur.

Këto 600 HECe, të cilat disa janë në ndërtim, disa akoma duke mbledhur firma nga institucionet e shtetit për të filluar ndërtimin, mund të shumfishojnë milionat e eurove që duhet ti falë shteti atyre.

Sigurisht nëse Qeveria do vërtet të ndaloj këtë masakër mjedisore dhe ekonomike e ka të lehtë që ta bëj.

Ashtu si ministri Klosi ka refuzuar lejen mjedisore për HEC të Kalivaçit në Vjosë, e ka shumë të lehtë të refuzoj pa përjashtim të gjithë lejet për HECet e vegjël, pasi pa përjashtim të gjithë këto HECe kanë shkelje ligjore, që deri tani është bërë një sy qor nga shteti, madje qysh kur filluan lejet në vitin 2008. Tjetër, shumë HECe tash janë në gjykata me komunitetet rurale. çuditërisht, përfaqësuesit ligjor të shtetit, qysh nga juristët e Këshillit Kombëtar të Territorit, nga avokatët e shtetit, nga avokatët e ministrive e agjensive shtetrore në çdo proces gjyqsor vazhdojnë të bëhen palë me kompanitë dhe kërkojnë në grup rrëzimin e padive të banorve, madje edhe kur shkeljet janë të stërmëdha, si në rastin e Valbonës, Zall Gjocaj, Setës, Kasollet e Selcës etj., etj.

HEC shushunja "Kasollet e Selces"

Rama tha sot se HEC-i i Skavicës, e kthen Shqipërinë në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë. Kjo mund të ndodhë nëse Qeveria ndërmerr hapin e guximshëm të anulloj e të hedhi poshtë çdo plan qoftë edhe për 1 HEC të vetëm dhe të kaloj subvencionet për një revolucion solar.

Me Skavicën mbyllet epoka e HECeve në Shqipëri.