“Koncert-protesa” e Valbonës në sheshin Skenderbej.

“Koncert-protesa” e Valbonës në sheshin Skenderbej.

Instalacioni audioviziv “Valbona flet”

Ishte një “koncert” mbreslënës për mijra vetë që e ndoqën më 24 Maj në Sheshin Skenderbej.

Fragmentet autentike të variacioneve të mrekullueshme të melodisë së lumit Valbona shoqëruar me “dekorin” si të gjallë të vetë Parkut Kombëtar të Valbonës i lanë me gojë hapur ndjekësit e këtij instalacioni audiovisual, që për nga bukuria, hapsira e madhe e sheshit të eventit dhe efektit në publik ishte vërtet një spektakël.

Frymëzimin producentët, grupi regjizorve dhe artistëve që realizuan instalacionin në sheshin Skënderbej e gjetën tek vetë Valbona.

Ndryshe nga koncertet e zakonshme qindra “autografe” nuk i dhanë autorët e peformancës, por ndjekësit. Autografet e tyre nuk ishin shprehje kënaqësie për “koncertin” por më së shumti protestë ndaj atyre që po tentojnë të shkatërrojnë autenticietin e Valbonës, protestë ndaj atyre që po duan gurgullim-melodinë e mrekullueshme të Valbonës ta bëjnë të heshtë, ndërsa dhe vallzimin e gjatë të gëzueshëm e dinamik të Valbonës ta kthejnë në monotoni permanente brenda kanalesh betoni e tubash celiku.

A e ka parë kryeministri-artist, Edi Rama këtë “koncert-protest” në Sheshin Skënderbej? Si artist ai nuk mund të pranoj që dikush, dhe vetë ai, të guxoj të ndërpres në mes melodinëe bukur të Valbonës, të vjetër sa Bota. Si kryeministër, ai nuk mund të bëj sikur nuk e kupton që është dhunuar një ligj dhe ai e ka dhunuar vetë përsëdyti, vetëm pak muaj më pare, duke rifirmosur lejen e ndertimit të 2 HECeve aty nga firma GENER 2.

Nëse ai e pranon dhunimim e Valbonës sfumohet totalisht profili i tij i artistit, kurse raporti i ligjit me kryeminstrin nuk ka të bëjë me sfumimin por me sfidimin.