Komuniteti Matjan i Zall-Gjocaj do ja dali të detyroj Qeverinë të lëpijë atë që ka pështyrë.

Komuniteti Matjan i Zall-Gjocaj do ja dali të detyroj Qeverinë të lëpijë atë që ka pështyrë.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura kanë “pështyrë mbi Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”duke lejuar që ca barbarë me lloj lloj mashtrimesh të futen brenda Parkut me mjete të rënda duke shkulur pemë e duke derdhur beton për të rrëmbyer lumin e Flimit mu në burim, me tuba e tunele, për mbi 20 km, duke lënë pas një shkretëtirë. Dhe e gjithë kjo ndodh kur që nga viti 2017 ligji është i qartë “ndalohet ndërtimi i HEC në zonë të mbrojtur”. Masakra që është duke ndodhur është lejuar nga ata që jo vetëm nuk duhet ta lejonin, por duhet ta mbronin Parkun.

Sot dt 9 Nëntor 2020 u pranua nga Gjykata dhe do të vijojë gjykimi, ku pikërisht këtyre institucioneve qeveritare, që kanë lejuar të hyhet në Park për të ndërtuar HEC ju kërkohet detyrimi të zbatojnë ligjin dhe të ndalojnë ushtrimin e aktivitetit të realizimit të ndërtimit të HEC “Zais” brenda zonës së mbrojtur. Kompania nuk mund të ndërtoj HEC vecse duke hyrë në Park, deri tek burimi, pasi si për fat të keq të barbarëve, sapo del nga Parku, lumi zhduket nën tokë dhe nuk dihet ku del si burim diku tjetër.

Është një rast tipik ku gjykata ti jap një mësim të mirë Qeverisë, duke detyruar të lëpijë atë që ka pështyrë, me shpresë së Qeveria nuk do vazhdoj të pështyjë e të ndosë kudo këtë vend të bukur.