Komuniteti i vogël i Laknasit duke mbrojtur pyllin, po mbron Shtetin.

Komuniteti i vogël i Laknasit duke mbrojtur pyllin, po mbron Shtetin.

Dy ditët e fundit një grup njerëzish të një kompanie të shoqëruar me eskavator i janë vërsulur pyllit të Laknasit për ta prerë, që nuk kanë mundur ta bëjnë prej 2 vitesh. Prerja nuk ka funksionuar pasi banorët e komunitetit, kryesish gratë kanë bërë barikadë me trupat e tyre. Njëkohësisht me këtë veprim banorët kanë mbrojtur Shtetin. Pse kanë mbrojtur Shtetin? Dy vjet më parë banorët kanë paditur shtetin, për lejet që ka dhënë për prerjen e pyllit e ngritjen në vend të tij të një stabilimenti therrtoreje dhe stallash blegtorale. Shteti është vënë në mbrojtje të lejeve të dhëna.

Edhe sot përfaqësuesit e shtetit thonë, madje edhe në Gjykatë, se leja e ndërtimit dhe leja mjedisore që është dhënë i përkasin një toke zallishte. Populli në këto raste thotë “ Nuk futet minareja në thes”. Gjykata Administrative e shkallës së parë vendosi më 30.10.2019 të pranoi kërkesën e banorëvë për sigurimin e padisë. Ajo arsyetoi se “..zona ku shtrihet leja zhvillimore, pronë e Bashkisë Kamëz është në fakt një zonë e pyllëzuar..” dhe shton se duke qënë se bëhet fjalë për një pronë në qarkun e Tiranës “Gjykata ka dhe përvojat personale”. Por gjykatës i duhet edhe fjala e ekspertit.

Nesër dt 1 Tetor ekspertë të Gjykatës kanë detyrë të dorzojnë në Gjykatë inventarin e pemeve të numëruar në pyllin e Laknasit. Në procesverbal (mjedisi.al zotron një kopje) konstatohet se janë rreth 1100 pemë për hektar. Ndërkombtarisht njihet se që një sipërfaqe që nuk ka objekte brenda dhe ka 60-200 pemë për hektar, në vartësi nga lloji i drurëve quhet pyll. Për shkak të kësaj dendësie shumëkush e quan këtë pyll “Amazona e Laknasit”.

Pikërisht për të evituar këtë dokument fatal për kompaninë, por edhe shumë diskreditues për shtetin prej 2 ditësh eskavatori është aty për të shkulur pemët. Po pse është shumë diskreditues për shtetin? Ja pse. Së pari avokati (a) e shtetit, juristi (ja) e ministrisë së mjedisit nuk do mund të thonë në seancën e datës 20 Tetor se lejet e dhëna për një ndërtim mbi një tokë zall janë korrekte. A do donin këta përfaqësues të shtetit, që në seancën e rradhës pylli të mos egzistonte? Kjo kërkon hetim më vehte, për përfaqësuesit dhe shefat e tyre. Tjetër. Si ka mundësi që institucionet leje dhënëse, por edhe gjykata (në këtë rast Gjykata Administrative e Apelit) injorojnë filtrat kryesorë ligjorë? Rasti konkret është tepër evident, pasi lejet kanë referencë ligjin e turizmit dhe investimi i parashikuar është therrtore.  Nuk është dëgjuar deri më sot, gjëkundi në Botë, se therrtorja shërben për turizëm. Tjetër. Si mund të japësh leje për një therrtore e stalla, ku me vendim qeverie vetëm stallat duhet të jenë mbi 500 m nga vendbanimet dhe therrtorja mbi 1000m, ndërsa vendbanimi është vetëm 10-50 m?. Tjetër. Si ka mundësi që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural jep grant (nëpërmjet AZHBRsë) qindar mijra Euro për të prerë një pyll e për të ngritur një therrtore.? Si ka guxim kompania të ndërhyj për të prerë pyllin, ndërsa edhe leja e ndërtimit edhe ajo mjedisore që ishin për ndërtim mbi zall kanë skaduar? Si mund ta toleroj këtë Inpektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Tetrritorit?

Ja pse banorët e Laknasit,duke mbrojtur pyllin mbrojnë dhe shtetin, nga një rrëshqitje, që mund të duket e vogël nga vlerat monetare, por simbolikisht, përsa kohë pranon që “minareja mund të futet në thes” tregon për një rrëshqitje të madhe.