Kërkohet shkarkimi nga detyra e drejtorit të Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura z. Zamir Dedei.

Kërkohet shkarkimi nga detyra e drejtorit të Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura z. Zamir Dedei.

Ndërsa banorët e Zall-Gjocaj kanë më shumë se 1 vit që të mbrojnë hapsirën e Parkut Kombëtar Lurë -Mali i Dejës, miratuar në Tetor 2018, si zonë e mbrojtur, drejtori i AKZM Zamir Dedei njofton administratorin e shoqërisë “Seka hydropower” me shkresën 681/1 dt 8.07.2020 se zona që përfshin fshatin Melth dhe Zall-Gjocaj, ku aktualisht po ndërtohet diga dhe kanalet e devijimit të ujit “..nga ana e studimit është propozuar që kjo zonë të jetë jashtë rrjetit të zonave të mbrojtura”.

Sot 11 Janar 2021 një grup shoqatash mjediosre në një konferencë për shtyp kërkuan:

1)     Rishikimin dhe kryerjen e një diskutimi të gjërë e transparent publik të studimit “Për Rivleresimin e Zonave te Mbrojtura Mjedisore”, me tendencë të nevojës së zgjerimit në vend të zvoglimit të zonave të mbrojtura.

2)    I kërkuan z. Edi Rama shkarkimin nga detyra e drejtorit të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura, z. Zamir Dedei.