Kërkesa e Konfindustrisë — Lejet mjedisore për investimet publike, private dhe PPP sipas standarteve të BE
Konfindustria do ti kerkoje zyrtarisht qeverisë së re të dale nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017, qe legjislacionit i lejeve mjedisore per investimet publike, private dhe PPP te permiresohet sipas standarteve me te larta mjedisore te Bashkimit Europian.
Përmes njoftimit për mediat, administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, nënvizon se
kriteret e sotme te menyres se perllogaritjes se plote te kostove financiare mjedisore ne ekonomi, hapsiren gjeografke, koheshtrirje,etj. jane larg standarteve nderkombetare dhe sherbejne si shkak per pasoja te renda ne afatgjate per ekonomine kombetare.
Sipas tij, bëhet fjale per standartet mjedisore te qindra lejeve koncesionare, investime private dhe publike ne fusha te ndryshme te ekonomise si HEC, infrastrukture, impiante mbeturinash, industri, etj.
“P.sh eshte e papranueshme, qe ne kostot mjedisore te ndertimit te HEC-ve ne Lumit Vjosa, te mos perfshihen si kriter vleresimi te ardhurat e munguara financiare turistike prej qindra milion euro ne afatgjate nga zhdukja e markes si “Lumi i Vetem i Eger ne Europe”. Vleresim i njejte eshte edhe per qindra leje koncesionare, PPP investime private dhe publike ne gjithe hapsiren gjeografike te Shqiperise” thuhet në njoftim.
Konfindustria vlereson, se zbatimi i standarteve me te larta nderkombetare per lejet mjedisore nga ekzekutivi sherben njekohesisht edhe si menyra me e mire e perzgjedhjes se investitoreve, menjanimit te spekulanteve potenciale, luftes kunder korrupsionit dhe mireqenies se brezave te ardhshem te qytetareve shqiptare.
/Oranews.tv/