Kendi i lojrave, Teatri Kombetar dhe Tirana pas 50 viteve
Nese do duam te dime si do jete Tirana pas 50 vitesh duhet te ndertojme kende lojrash — tha Erjon Veliaj teksa inaguroi disa lodra plastike te investuara nga nje firme. Natyrisht lidhja e kendit te lojrave me jeten pas 50 vitesh eshte shume e dobet. Nuk mund ti besoj Erjon Veliajt per vizionin e tij per 50 vite.
Pas 50 viteve Tirana do jete nje qytet i pabanueshem per shkak te ndryshimeve klimatike te agravuara nga masivet e pafund te betonit ne qytet, te ngritura me intesitet ne kohen e Erjonit. Temperatura sot ne Tirane eshte 5 grade me shume se periferia, po pas 50 viteve, kur pritet qe ngrohja globale te rritet me 2 grade celcius.? A mund te rriten femije ne nje ambjent te tille?
Kane qene shume me te lumtur femijet e dekadave me pare, qe nuk i kishim keto lugje dhe lisharse plastike. Femijet ishin kreativ dhe sajonin lodra pa fund.
Ka nje gje qe Tirana mund ta kujtoj per mire Erjon Veline pas 50 vitesh. Kjo do ndodhte nese Erjon Veliaj do te merrte tani vendimin te rikonstruktonte Teatrin Kombetar. Pas 50 vitesh nese do kete ndopak turizem ne kete qytet te betonizuar, ciceroni do thote se Teatri Kombetar eshte 120 vjecar dhe eshte rikonstruktuar ne vitin 2019 nga Erjon Veliaj. E vetmja gje qe Erjonit, urojme te jete gjalle ti ngrohe pak shpirtin. Sa per kauculet e lodrave te kalamajve thjesht “harroje”