Jo më diga të reja, mbro lumenjtë, thanë aktivistët nga 14 vende (Shqipëri, Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Gjeorgji, Austri, Kosovë, Maqedoni, Rusi, Serbi, Zvicër, Ukrainë) dhe 24 organizata që u mblodhën në ishullin e Šolta, Kroaci, në qendrën edukative, Akademisë Solare, të Zelena akcija- Friends of Earth. nga 8 deri më 13 korrik. Tridhjetë e një aktivistë të mjedisit nga 24 organizata nga rajoni dhe Evropa u mblodhën për të diskutuar zhvillimin e hidrocentraleve në Ballkan dhe Evropën, mbrojtjen e lumenjve dhe biodiversitetit, ndikimin e ndryshimeve klimatike në lumenj dhe prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet.

OShC-të kërkuan që planet për hidrocentralet e reja në zonat e mbrojtura të anulohen. Ndërsa prodhimi energjetik nga hidrocentralet është element i rëndësishëm në secilin vend për kombinim të burimeve të energjisë dhe tranzicionit drejt shoqërive postkarbon, ka mungesë të zhvillimit të projekteve te energjise diellore dhe të erës në rajon, ka mungesa të politikave për efikasitetin e energjisë dhe mungesa te zhvillimit të strategjive kombëtare dhe rajonale, që të mund të jenë zhvilluar me pjesëmarrje e në mënyrë të hapur.

Grupi diskutoi dokumentin e botuar kohët e fundit të rrjetit rajonal mjedisor SEENET mbi Hidrocentralet dhe mbrojtjen e lumenjve në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi dhe shkëmbeu përvojat në punën e tyre advokuese në vende të ndryshme.

Ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë në rajon përmes SEENET, një rrjeti rajonal të OShC-ve mjedisore që punojnë në energji, ndryshime klimatike, transport dhe burime natyrore nga perspektiva e mbrojtjes së mjedisit dhe qëndrueshmërisë. Rrjeti ka funksionuar për shtatë vjet dhe këtu në Šolta kemi pranuar tre anëtarë të rinj në rrjet: Balkani Wildlife Society — Bullgaria, Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm — Serbi dhe Qendra e Arteve të Gjelbra — Kosovë. Rrjeti mbështeti kërkesat për të mbrojtur lumenjtë në Gjeorgji dhe Shqipëri.

Me këto anëtarë të rinj SEENET tani ka në total 32 anëtarë nga e gjithë Evropa Juglindore. Në vitin e ardhshëm bordi koordinues i rrjetit do të jetë: CEKOR (Serbi), Qendra për Mjedisin (Bosnje dhe Herzegovinë), Green Home (Mali i Zi), EDEN (Shqipëri) dhe Zelena akcija — Friends of Earth (Kroaci).
Takimi është mbështetur nga Pro Natura / Friends of Earth Zvicër.