Mbetjet plastike të hedhura në landfill mund të pastrohen më shpejt se sa pritej. Një grup inxhinierësh zhvilluan një enzimë që mund t'i shpërbëjë mbetjet në vetëm disa orë.
Një ekip nga Universiteti i Teksasit në Austin krijoi një variant të ri enzime. Ky lloj mund të shbërbëjë mbetjet në një shkallë të madhe.

Puna fokusohet në PET (polietileni tereftalat), i cili është një polimer që gjendet në shumicën e plastikës.

Enzima ishte në gjendje të zbërthente plastikën në 24 orë.

Ata e kanë quajtur atë FAST-PETase, e zhvilluar nga një PETazë natyrale që lejon bakteret të degradojnë dhe modifikojnë mbetjet ose plastikën.

Ai është në gjendje të funksionojë në temperaturat e ambientit.


"Mundësitë janë të pafundme në të gjithë industritë për të shfrytëzuar këtë proces riciklimi të avancuar," tha Hal Alper, profesor në Departamentin e Inxhinierisë Kimike në Universitetin Austin.
“Enzima u ofron kompanive nga çdo sektor mundësinë për të ricikluar produket e tyre”,shtoi Alper.
Riciklimi është mënyra më e dukshme për të reduktuar mbetjet plastike. Por në nivel global më pak se 10 për qind e të gjithë plastikës është ricikluar. Pjesa tjetër digjet, gjë që kërkon energji intensive dhe shumë ndotëse.

Zgjidhjet biologjike, duke përfshirë shpërbërjen e plastikës nga bakteret, marrin shumë më pak energji dhe kërkimi i enzimave ka përparuar ndjeshëm gjatë 15 viteve të fundit.

Megjithatë, deri më tani, askush nuk kishte qenë në gjendje të kuptonte se si të krijonin enzima që mund të funksiononin.
Ekipi tani planifikon të fillojë punën, për ta përgatitur enzimën për aplikim industrial dhe mjedisor.

Studiuesit kanë paraqitur një aplikim për patentë për teknologjinë. Ata po shqyrtojnë disa përdorime të ndryshme, ku kryesorja është pastrimi i landfilleve.
Gjetjet janë publikuar në revistën Nature.

(Daily MailSi”)