Investim inovativ në Serbi: Sera për prodhime bujqësore nga toka dhe prodhim energjie elektrike nga çatia.

Kompania Agrosolar Kula parashikon një investim prej 340 milion EUR dhe do të zbatohet në territorin e komunës së Kula në provincën Vojvodina të Serbisë.
Centrali diellor në komunën e Kula me kapaciteti 660 MW do të ishte më i madhi në Evropë, pasi më i madhi aktualisht, Nunez de Balboa, ka një kapacitet të instaluar prej 500 MW.
Agrosolar Kula do të mbulojë 700 hektarë tokë në Kula, të ndarë në shtatë zona për kultura të ndryshme organike, duke lejuar prodhimin për më shumë se 11 muaj në vit.
Ushqimi organik do të prodhohet nën panelet diellore dhe energjia elektrike do të shitet në treg
Panelet diellore do të instalohen në afërsisht një të tretën e sipërfaqes totale, dhe prodhimi vjetor i pritur i energjisë së gjelbër është rreth 832 GWh, mjaftueshëm për të furnizuar 20,000 familje.
Aplikimi inovativ i paneleve diellorë në kombinim me bimësinë krijon një mikroklimë të tillë e cila rrit produktivitetin e prodhimit bujqësor dhe efikasitetin e prodhimit të energjisë. Gjithashtu ul emetimet e CO2 dhe konsumin e ujit për ujitje.
Serbia dhe rajoni po përjetojnë një bum te energjise diellore.
Marrë nga: BALKAN GREEN ENERGY NEWS