Incineratorët: luftë në Itali, dhe paqe e frikshme në Shqiperi.
Është ndezur një luftë politike e ashpër në Itali në ditët e fundit. Përplasen 2 udhëheqësit kryesorë të vendit, 2 zëvendës kryeministrat z. Salvini dhe z.Di Maio e natyrisht janë përfshirë shumë aktorë të tjerë politik dhe të shoqërisë civile me një prezencë gjthëpërfshirëse të mediave.
Marrë shkas nga zjarret e fundit, por të shpeshta, toksike të plehrave në “tokën e zjarrtë” sic quhet provinca Caserta në Campania z.Salvini edhe njëherazi Ministër i Brendshëm propozon si zgjidhje ndërtimin e incineratorëve. Ideja e tij hidhet menjëherë poshtë nga z. Di Maio, njëherazi Ministër i Punës dhe Industrisë, se sipas tij incineratorët janë një model i vjetëruar. Dhe kjo është vetëm fillimi i betejës.
Nëse z. Salvini dhe mbështetësit e tij nuk tërhiqen nga propozimi lufta pa dyshim do ndizet. Edhe pse debati është brenda maxhorancës dhe nëse ai arrin të pushohet brenda saj, debati jashtë saj është i pashmangshëm. Ai do jetë i gjatë dhe intensiv, ku pa dyshim mediat Italiane do jenë presente në pasqyrimin real.
A mundet që një pjesë e zgjidhjes së plehrave te provincës së Campanias të jenë incineratorët e Tiranës dhe të Fierit?
Llogjika se si po procedohet nga Qeveria Shqiptare të con në pranimin e këtij opsioni jo vetëm të padëshiruar, por shkatrimtar për të ardhmen e vendit. Kujtojmë se incineratori i Fierit po ndërtohet në mes të tokave pjellore të Myzeqesë, kurse ai i Tiranës pranë qytetit me ndotje më të madhe të ajrit, ndoshta në gjithë Europën.
Dalja e autoriteteve shumë të larta politike Italiane në publik për një cështje me interes të madh publik si kjo e menaxhimit të mbetjeve ka edhe një element të fortë të shprehjes së demokracisë.
Ata duke e cvendos diskutimin në publik jo vetëm që respektojnë parimin e pjesmarrjes së publikut në vendimmarrje, por edhe kolaudojnë vendimmarrjen e tyre si rrjedhoj e diskutimit në publik.
Në Shqipëri cështja e incineratorëve po përjeton një paqe të frikshme. Nuk ka debat për incineratorët. Është bërë vetëm një debat para një viti (tek emisioni të paekspozuarit).
Në një intervistë të z.Edi Rama në emisionin Opinion, ai u pyet për incineratorër, por nuk u përgjigj dhe tha se do dergonte ekspertët. Ekspertët kur nuk u dukën. Ndërkohë puna me ndërtimin e incineratorëve vazhdon. Janë dhënë miliona euro për ta e do vazhdojnë të jepen edhe për shumë vite. Janë bërë disa protesta nga banorët në Fier, por media ka qëndruar larg. NJerëzit nuk e dinë se cështë një incinerator.
Incineratori i Elbasanit ka një vit e gjysëm që është ndërtuar dhe koncesionari në sinkron me Qeverinë ndjek taktikën “Po e shtyjmë 2 vjet edhe 4 na mbetën”, nuk ka rëndësi për ta sa, si, qysh. Ja kanë dalë të krijojnë një përgjumje maisve, të paktën sa të kopsisin përfundimisht marrjen e milionave për incineratorin e Fierit e Tiranës.
Në website kanë vetëm videon e ditës së inagurimit. Nuk ka asnjë të dhënë sa të ardhura nga energjia e shitur ka fituar Bashkia e Elbasanit, nëse vërtet ështe shitur ndonjë kilovat. Duke njojtur memecllëkun e maxhorancës nuk ka gjasa të ngrihet zëri fort nga opozita, e cila i ka mundësinë edhe për të thyer pak bllokimin mediatik për incineratorët,por brenda opozotës është nismëtri dhe firmëtari i incineratorëve.
Aktualisht po bëhet betejë për koncesionet e rrugëve, por jo për koncesionet e incineratotrëve. Ka shumë të ngjarë që milionat e investimeve për rrugët të ketë vjedhje apo pastrim parash, por koncesionet e incineratorëve kanë edhe një të keqe të madhe që nuk e kanë rrugët. Incineratorët gjatë gjithë jetës së tyre për mbi 3 dekada mund të vrasin qindra jetë njerëz me helmet e rrezikshme që emetojnë. Akoma nuk është vonë të hapet debati për incineratorët edhe këtu në Shqipëri sot, Nesër do jetë vonë.