Incineratorët: 3 pro, 3 milion kundër.

Incineratorët: 3 pro, 3 milion kundër.

Janë vetëm 3 persona pro ndërtimit të incineratorëve në Shqipëri. Këta janë: Nard Koka, deputet, Damian Gjiknuri, minister, dhe Edi Rama kryeminister i Shqipërisë.

Dikush do pyeste si ka mundësi që nuk është bashkë me këtë grup edhe Arben Ahmetaj, që si ministër i financave ka zgjidhur qesen e buxhetit të shtetit për konçesionet e incineratorëve, konçesionar i të cilëve është njeriu, që ka qënë shumë pranë z. Ahmetaj, para se të bëhej konçesionar i famshëm .?.

Ahmetaj në një email që ka dërguar autorëve të strategjisë së mbetjeve 2018–2033, që pritet të aprovohet së shpejti nga Qeveria është shprehur se strategjia është shumë e shtrenjtë.

Duke qënë se të gjithë grafikët e parashikimit të kostove të zbatimit të strategjisë fluturojnë lart pikërish për shkak të përfshirjes në strategji të finacimit të 3 incineratorëve, Elbasan, Fier, Tiranë mundet që ministri i financave ka kuptuar që e paska patur gabim, që ka nxjerrë para nga arka e shtetit për konçesionarin e incineratorëve dhe po kërkon ti iki kësaj situate menjëherë, pasi nëse nuk i ikën tani, nuk i ikën dot më vonë.

Pse janë 3 milion kundër? Ministri Bledi Klosi, i pari qytetar-qeveritar, përgjegjës aktual për menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri, i cili do ofroj, së shpejti, këtë strategji pranë qeverisë për miratim, në takimin prezantues të strategjisë nuk e përmendi asnjëherë fjalën incinerator.

Ai foli vetëm për landfille, të vogla të mëdha, ndarje në burim, skema të thjeshta, riciklim. Ai duket se, duke qënë afër situatës, ka kuptuar se ecja drejt incineratorëve nuk është vetëm qorsokak, por dhe një përgjegjësi e pa merituar mbi shpinë.

Po ekspertët? Draft-strategjia e menaxhimit të mbetjeve 2018–2033 për herë të parë ja del që të prodhoj një dokument me vlerë e të jetë një strategji e zbatueshme, pasi ajo është formuluar duke udhëtuar ndër vite deri në vitin 2033 në një pistë realiste ekonomiko-shoqërore të vendit.

Grupi i ekspertëve të hartimit të strategjisë, kanë pasur një strategji të tyre brenda detyrës së formulimit së strategjisë së menaxhimit të mbetjeve, diktuar nga situata kur janë aprovuar konçesionet e incineratorëve të Fierit dhe të Tiranës.

Strategjia e tyre ka qënë të formulojnë një strategji që Qeveria nëse arrin ta vlerësoj, duhet të përjashtoj nga ajo vazhdimin e financimit të incineratorëve të Fierit e Tiranës dhe të vazhdoj udhën drejt përqasjes së Bashkimit Europian në aspektin ligjor dhe praktik, ose Qeveria të vazhdoj aventurën e incineratorëve në drejtim të paditur.

Grupi i ekspertëve llogarit se nëse në vite në vazhdim arrihet objektivi i riciklimit, sipas strategjisë rezulton që kapaciteti i incineratorëve të përdoret vetëm 26% të asaj të projektuar.

Dhe në këtë pikë grupi i hartimit të strategjisë në mënyrë të detyruar bëhet drejpërdrejt sarkastik teksa shkruan : “Kjo kupton që operimi me kapacitet të plotë e këtyre impianteve do të kërkoj furnizim me mbetjet nga i gjithë vendi”.

Do vihej vërtet në pozitë komike, sejcili prej të treve, atyre që janë pro, që të argumentojë përpara publikut se, po, do ti sjellim mbetjet bashkiake, nga Gjirokastra e Përmeti në Elbasan e Fier, apo nga Tropoja e Kukësi në Tiranë.

Pse 3 milion janë kundër incineraorëve? Shumë e thjeshtë, populli e ka kuptuar se incineratorët janë për të djegur plehrat e botës në këtë pak fushë që ka Shqipëria. Tentativë e vjetër kjo, e kundështuar fort nga populli në vazhdimësi, edhe sot, pa dyshim. Populli e di se ç’është djegja e plehrave, se ç’helme prodhohen, edhe pse jo me emra shkencor.

Populli e di, se e ka provuar punën e filtrave “modern” në metalurgji e gjetkë. Protestat e shumta qytetare kundër incineratorit në Fier prej më shumë se 1 viti janë vërtet qytetare, pa flamur partish.

Po ricikluesit? Vullnet Haka, ricikluesi kryesor i plastikës në Shqipëri, i cili argumetoi se incineratorët që po ndërtohen shkojnë kundër riciklimit, kur dëgjoj mbi strategjinë tha jo pa revoltë: “ kur në vitin 2028 e 2033 të rritet riciklimi nuk do ketë industri riciklimi”. Në këtë fillim viti, drejtuesi i grupit të hartimit të projektit të Bashkisë së Tiranës “Green City” pohoi se incineratori i Tiranës është padyshim një problem i madh.

I treti në lisën e treshes “Pro incineratorit” është, do apo s’do, i pari në përgjegjësi dhe në zgjidhje.