Inceneratori i Fierit: “Po kjo ishte loja, ha,ha, haa…”.

Inceneratori i Fierit: “Po kjo ishte loja, ha,ha, haa…”.

Kompania e inceneratorit ne Fier, e quajtur “Integrated Technology Waste Treatment, Fier” shkrojti publikisht : “Impjanti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier është një Vepër e përfunduar brenda afateve të parashikuara në kontratën konçesionare dhe është ndërtuar me standartet më të larta të Bashkimit  Evropian”.

Kompania është e sinqertë kur shkruan se impianti i trajtimit të mbetjeve, landfilli ka perfunduar. Bashkia Fier dhe i gjithe qarku mund te coj mbetjet në landfillin e ri. Dhe Bashkia do filloj ti çoj plehrat në landfillin e ri, ndoshta edhe para fundit te Gushtit, sic u deklarua nga vetë Bashkia. Dhe keshtu kaloi edhe kjo valë shqetësimi për inceneratorin!. Qetësia vjen.  Ashtu si në Elbasan, aty do të depozitohen mbetjet, brenda rrethimit ushtarak të impanitit”.

Çudia është pse disa media e përkthejnë termin “impiant” me “incenerator”, kur vetë kompania termin impiant e përkthen “landfill”?!

Duket se në këtë rast se për inceneratorin e Fierit, por edhe atë të Elbasanit e të Tiranës shkon batuta e mirënjojtur e aktorit  Ndrek Luca tek filmi Operacioni Zjarri : “Po kjo ishte loja, ha,ha, haa…”.