Inceneratori i blogerit në Singapor dhe siinceneratorët në Shqipëri
Në videon që publikoi Rama për inceneratorin në Singapor, për të cilën sigurisht nuk i ka marrë leje blogerit me famë globale, Nas Daily dhe as nuk i ka dhënë atj kredite për botimin e videos së tij, ka plot të vërteta. Është vërtet e mundur që mbetjet plastike mund të digjen në një ditë dhe çdo ditë të vitit, siç duhet të punoj inceneratori pa ndaluar. Mund të jetë e vërtetë ajo që i thanë punonjësit e kompanisë së inceneratorit se në tymin që del nga oxhaku grimcat janë më të vogla se 1 mikron. Është e vërtetë se disa kilometra larg inceneratorit depozitohen në një landfill special mbetjet e dëmshme të inceneratorit, e të tjera të vërteta, por kjo që tregon blogeri është një pjesëz e historisë së inceneratorëve edhe në Singapor, ku mund të përmenden 2 -3 fakte, para se të bëjmë një krahasim me inceneratorët në Shqipëri.
Në fakt është gjetur se inceneratorët janë nga burimet kryesore të ndotjes me metalet e rënda ajrore në Singapor. Rreziqet mjedisore dhe shëndetësore që vijnë nga inceneratorët janë më të mëdha se përfitimet nga energjia e fituar nga djegja e mbetjeve bashkiake.
Së pari Singapori riciklon 60% të mbetjeve te gjeneruara në vend dhe inceneron 38%/. Mbetjet urbane që janë të riciklueshme vendosen në një kazan më vehte kudo në vend. Kamioni i destinuar për mbetjet e riciklueshme i kalon ato në qëndrat e rikuperimit të materialeve, më pas kalojnë në fabrikat e riciklimit. Nga materialet e riciklueshme 34% e materialeve të riciklueshme eksportohen.
Incenerimi në Singapor është rrjedhojë e densitetit shumë të lartë të popullsisë prej 8358 banorë për km 2, i dyti në botë pas Monakos. Dhe për të kuptuar diferencën përmendim që Shqipëria ka dendesinë e popullsisë 105 banorë për km2. Megjithë këtë specific të dendësisë së popullsisë që dikton asgjësimin e shpejtë të mbetjeve me djegje përsëri studjuesit në vend rekomandojnë zgjidhje tjetër të menaxhimit të mbetjeve në Singapor, për shkak të ndotjes që krijojnë inceneratorët. Është gjetur se një nga burimet kryesore të ndotjes së ajrit nga metalet në Singapor është prej inceneratorëve.
Një grup studjuesish i rekomandojmë qeverinë së Singaporit të shohë përtej djegies dhe të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes së gazifikimit në kornizën WTE në Singapor dhe trajtimit anaerobik të mbetjeve bashkiake, për të cilin studimi kosto-përfitim ka treguar se kostot e tij neto sociale për ton të mbetjeve bashkiake është midis 49.07 $/ton dhe 116.23 $/ton të cilat janë dukshëm më të larta se menaxhimi i mbeturinave me djegie ( ku këto shifra variojnë nga 0.27 në 13 $/ton) ashtu edhe në gazifikim.
Sidoqoftë, qeveria mund të konsiderojë ndërtimin e impianteve të gazifikimit apo edhe impianteve të trajtimit anaerobik, në vend të impianteve të reja të djegies në planet e tyre të ardhshme për të zgjeruar kapacitetin e menaxhimit të mbetjeve të Singaporit. ( http://news.cleartheair.org.hk/wp-content/uploads/2013/07/team6.pdf)
Kaq për Singaporin. Vimë tek inceneratorët në Shqipëri. Së pari, incenerator i Elbasanit, sa kohë ai nuk prodhon energji elektrike, pra nuk djeg mbetje 24 orë në ditë për 365 ditë të vitit nuk është një incenerator që kthen mbetjet në energji. Ai vetem ngjan me një incenerator, është një siincenerator. Dhe për këtë, veç sa më sipër qëndron argumenti se në këndvështrimin e tregut ndërkombëtar çmimi vetëm i impiantit të incenerimit me kapacitet 120 ton/ditë kushton rreth 40 milion Euro, ndërkohë koncesioni i miratuar është 22 milion për inceneratorin së bashku me landfillin.
Burimi: https://wteinternational.com/cost-of-incineration-plant/
Impianti i inceneratori i Fierit me kapacitet 200 ton në ditë do kushtonte 45-68 milion EUR, ndërsa koncesioni i impiantit bashkë me landfillin është 28 milion Euro. Impianti i inceneratorit të Tiranës me kapacitet 900 ton/ ditë do të kushtonte 200-210 milion Euro, ndërsa sipas koncesionit kostoja e impiantit me gjithe landfillin është 128 milion Euro.
Kjo tregon se nuk mund të kemi impiante djegje të tipit WTE ( nga mbetjet ne energji). Në këtë kontekst koncesionet bien si të tilla dhe përveç përgjegjsive penale, politike morale kërkohet të përcaktohet shkalla e kësaj vjedhje sa e sofistikuar aq edhe banale.
Shqipëria duhet ti kthehet me urgjencë objektivave të menaxhimit të mbetjeve sipas hijerakisë të përcaktuar në legjislacionin Europian dhe Shqiptar.