Inceneratorët: vazhdon vjedhja, vazhdon dhe tallja me publikun

Inceneratorët: vazhdon vjedhja, vazhdon dhe tallja me publikun

Sot në Kuvend znj. Tabaku tha se vetëm 1/3 e shumës dhënë Klodian Zotos është investim, 2/3 janë vjedhje. Në publik kjo tashmë është e qartë, pasi gjatë procesit të hetimit parlamentar dolën shumë fakte, që jo vetëm tregojnë përmasat skandaloze të aferës, por dhe një tallje po kaq skandaloze me publikun.

Tani nuk ka nevojë të vihet në dyshim që nuk ka inceneratorë.

Administratori i inceneratorit te Elbasanit Farudin Arapi ne komisioninn e hetimit me 15 Shkurt tha ““Në dijeninë time, ... shumë shpejt, mendojmë brenda 2-3 ditësh ose nga fundi i javës, inceneratori do të vihet në punë dhe do të fillojë të prodhojë energjinë elektrike. Ky është konkluzioni ynë përfundimtar”.

Ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe inceneratori i Elbasnit nuk është vënë në punë. Thjesht z Farudin u tall me publikun.

Kurse kryetari i Bashkisë së Fierit, z. Subashi para komisioni të hetimit për inceneratorët më 21 Shkurt tha: “Nuk mund ta them me siguri në kuptimin e shifrave, por nga informacionet që kam, ka mbetur shumë pak që kontrata të quhet e përfunduar, ka mbetur vetëm pjesa e incenerimit. Për pak ditë dhe ajo do vihet në zbatim dhe kontrata do të quhet e përfunduar”.

Shih cfare supertallje, inceneratorit i ka mbetur vetëm pjesa e incenerimit. Në inceneratorin e Fierit vazhdon historia tallëse me kolaudimin

Po inceneratori i Tiranës? Ha, ha, ha.. Kjo ishte loja.

Por këta tallin se ndjekin talljen e madhe, që po bën Rama prej 5 vitesh, që kur inaguroi inceneratorin e Elbasanit.

Frika e madhe është se mos po tallet dhe SPAKu.