Inceneratorët: janë vepra (siinceneratorë) që janë aty

Inceneratorët: janë vepra (siinceneratorë) që janë aty

Janë vepra që janë aty, tha Rama dje tek emisioni Zona e Lirë, duke dalë cuditërisht përsëri në mbrojtje të aferës së inceneratorëve.

Nuk është Lefter Koka ideator i inceneratorve në Elbasan, Fier, Tiranë. Nuk është as Edi Rama. Nuk është Stela Gugallja apo Klodjan Zoto.

Ideatori mund të jetë Italjan apo Hollandez dhe që puna e parë që ka bërë për të vënë në jetë idenë e tij ka qënë gjetja e partnerve në Shqipëri. Ideja ka qenë sa inteligjnte aq edhe poshtëruese. Ideatori në qëndër të strategjisë ka vendosur ndërtimin e një siinceneratori në Elbasan, ku ndotja nga djegja e plehrave duke ju shtuar ndotjes prej dekadash së metalurgjikut justifikonte emergjencën. Por emergjenca nuk mjaftonte, pasi emergjente ishte (dhe është) situata me mbetjet kudo në Shqipëri. Ishte e nevojshme të prezantohej një gjë, që të linte përshtypjen e një impianti modern dhe për këtë u shkruajt e u tha se do ishte një teknologji WeT (waste to energy), që plehrat do digjeshin me zero mbetje dhe do prodhonin energji elektrike për të furnizuar qytetin e Elbasanit. Emergjenca dhe teknologjia WeT përsëri nuk ishin elemetë të mjaftueshëm për të kaluar në zbatim të idesë. Duhej që edhe kostoja me çelësa në dorë të mos ishte e frikshme, siç është për inceneratorët e vërtetë në tregun ndërkombëtar. Kështu është menduar se si të bliheshin ca pjesë andej këtej, me siguri stoqe, për të sajuar siinceneratorin e Elbasanit. Sidoqoftë është menduar që të shpenzohet diçka në Elbasan, pasi inceneratori i Elbasanit do duhej të ishte karem për fitime të mëdha, më pas, me siinceneratorin e Fierit e të Tiranës. Inteligjenca e ideatorit është se në kontratë termi i përdorur për investimin është impiant, por edhe landfilli që u fut si pjesë e kontratës është impiant. Me këtë detaj është menduar që të justifikohet mosprodhimi i energjisë elektrike, sipas promovimit dhe studimit të fisibilitetit. Me një plan të kopsitur si më sipër, ideatori që natyrisht kishte identifikuar partnerët kryesorë në nivel të lartë në Shqipëri i krijoi mjaftueshëm lehtësira atyre që të nxitonin e kalonin 14 vendime në një ditë nëpërmjet të zinxhirit vendimmarrës administrativ të Qeverisë.

Pjesa poshtëruese ndaj publikut është që depozitimi i mbetjeve nëpër landfille me kosto mjaft më të ulët, në vend të trajtimit në inceneratorët me teknologjinë e avancuar WtE tentohet të jepet si një sipërmarrje që na bën krenar. Dhe për tu bërë krenar është zgjedhur landfilli i Tiranës, ku herë pas here çohen grupe, duke i treguar atyre një faqe të landfillit të mbuluar e të mbjellë me jonxhë, një pellg me rosa, dhe disa kuaj që kullosin diku aty afër landfillit.

Inteligjenca e ideatorit nuk arriti të parashikoj krijimin e SPAK. Por ka dhe një mendim në shumë qytetarë se këto 5 vjet, jo më ideatori, por partnerët e pwrfshirë të mund të kenë gjetur skema për të manovruar edhe në kushtet e prezencës së SPAK. Kjo do të ishte vërtet poshtëruese për shqiptarët.

Lexo edhe :

https://mjedisi.al/rreshqitja-nga-inceneratoret-tek-landfillet/