Inceneratorët do zgjidhin ndotjen - lajm i rremë

Inceneratorët do zgjidhin ndotjen - lajm i rremë

Ka ditë që Top Channel transmeton lajme mbi gjëndjen e mjerueshme në shumë bashki të vendit lidhur me plehrat e hedhura në ambjente të hapura me rrezikshmëri për shëndetin e banorëve dhe mjedisin. Kronikat e lajmeve përfundojnë me zgjidhjen që do i japin bashkitë menaxhimit të mbetjeve, ku me hir e me pahir autoritet vendore thonë se do i cojnë në incinerator të Elbasanit, incenerator të Fierit dhe të Tiranës (kur të ndërtohen nëse do ndërtohen këta 2 të fundit). Lajm i rremë, lajm që synon ti hedhë hi syve publikut, ndoshta ti bëhet indirekt presion edhe SPAKut se inceneratorët janë kyc i zgjidhjes së menaxhimit të mbetjeve. Strategjia është që landfilli të identifikohet me inceneratorin. Kjo strategji është fiksuar qysh në konceptim të koncesionit të inceneratorëve. Për këtë koncesionari sakrifikoi të ndërtonte një impiant të ngjashëm me një incenerator në Elbasan që gjoja do prodhonte edhe energji elektrike, por koncesionari po aty do ndërtonte edhe një landfill. Landfilli super i rrethuar do punonte, ndërsa inceneratori do bënte sikur punonte, aq sa për të krijuar alibinë për të ndërtuar  gjoja inceneratorët në Fier e Tiranë dhe vjeljes 100 % të gjithë milionave të kontratuara prej  buxhetit të shtetit.

Pjesërisht kjo strategji ka funksionuar, por ka një thyerje, pasi SPAK po heton dhe një hetim i tillë normalisht do ti shkoj të vërtetës në fund, por ndërkohë dëmi për vendin po thellohet, jo vetëm për milionat e harxhuar për gjoja inceneratorët, por edhe për vonimin e zgjidhjes së gangrenës së plehrave kudohedhur në Shqipëri.