Inceneratorët dhe përgjegjsia e qeverisë Rama
Cështja e inceneratorëve nga të gjithë, përfshi dhe nga SPAK shtyhet drejt shkeljes se procedurave dhe shperdorimit te detyrës, apo përfitim i tërthortë.
Kjo përqasje është thellësisht periferike. Shkelja e procedurave, shperdorimi në detyrë dhe përfitimi i tërthortë është me bollëk në Shqipëri. Thelbi i cështjes së inceneratorëve është vendimmarrje thellësisht e pastër politike. Qeveria ka marrë vendime për ndërtim inceneratorësh, pa studim nga Qeveria, pa oponencë, jashtë strategjisë për menaxhimin e mbetjeve, në shkelje të ligjit të menaxhimit të mbetjeve, jashtë parashikimit të buxhetit të shtetit, jashtë llogjikës së tregut ndërkombëtar. Kjo është përgjegjsi e drejtpërdrejtë e kryeministrit të Qeverisë.
Z. Rama para komisionit të Kuvendit për inceneratorët tregoi se ka qënë i informuar qysh në fillim kur i kanë presantuar idenë e inceneratorëve dhe ka konstaktuar se cmimi i incenratorëve në vendet perëndimore, në Francë e tjerë kushtonte shifra milionëshe, shumëfish i kontratave koncesionare të inceneratorëve në Elbasan, Fier, Tiranë, të papërballueshme nga buxheti i Shqipërisë. Dhe z. Rama ka kundërshtuar këto inceneratorë me cmim të pabërballueshëm. Më pas, në mënyrë të pashpjegueshme nga z. Rama është pranuar inceneratori i Elbasanit me cmim shumë herë më të ulët se cmimi i tregut. Kjo mjafton që të ngrihet pyetja e madhe. A e dinte Rama që po miratonte një financim të quajtur incenerator, por që nuk ishte incenerator? Ka shumë të ngjarë që Rama ta ketë ditur qysh në fillim që ngrehina e Elbasanit, Fierit e Tiranës nuk kanë lidhje me inceneratorët. Z. Rama duhet të jetë edhe më i bindur me faktet që dolën nga hetimi, sipas të cilave, madje vlefta e zhdoganimit për incenerator të Elbasanit është akoma disa herë më e vogël se sa vlera e cmimi i tregut. Zhdoganimi i inceneratorit të Elbasanit rezulton 7 milion EUR, ndërkohë një incinerator me kapacitetin e atij të Elbasanit kushton në tregun ndërkombëtar afro 50 milion EUR. Nuk ka dyshim se kryeministri tash e ka plotësisht të qartë se inceneratorët nuk janë inceneratorë. E ka ditur qysh në fillim, pasi në daljet publike ka përdorur gjithnjë termin “impiant” dhe jo incenerator. Edhe landfilli, ku depozitohen mbetjet është impiant. Dhe këtu është thelbi. Landfilli si impiaint ka një kosto disa herë më të vogël se koncesioni i dhënë nga Qeveria për inceneratorët e Elbasanit e Fierit. Kurse në inceneratorin e Tiranës kemi vjedhje kumulative të koncesionit e shtrirë në edhe për 30 vjet për depozitimin e mbetjeve në landfill, pasi kostoja është llogaritur mbi bazën e mashtrimit, sikur mbetjet do inceneroheshin, që ka kosto të paktën 2 herë më të lartë se depozitimi në landfill.
Sot, Rama duhet të njohë përgjegjsinë e Qeverisë që ai drejton dhe të tijën si kryeministër për vendimmarrjet e inceneratorëve dhe do ishte papërgjgjshmëri e papranueshme nga z. Rama nëse nuk anullohen të tre koncesionet e inceneratorëve. Anullim i koncesionit të inceneratorëve duhet bërë menjëhere, thjesht pasi mungojnë inceneratorët.