Impiant fotovoltaik në liqenin e Vaut të Dejës, investim që ul koston e energjisë

Impiant fotovoltaik në liqenin e Vaut të Dejës, investim që ul koston e energjisë

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, KESH sh.a. si prodhuesi me i madh i energjisë elektrike me burime hidro në rajon ka projektuar të ndërtojë një panel me sipërfaqe 118 mijë metra katrorë mbi liqenin e Vaut të Dejës, duke shmangur zënien e hapësirave tokësore dhe shfrytëzimin më të mirë të diellit mbi zonën ujore.

KESH shpjegon se, instalimi i sistemeve fotovoltaikë shoqërohet me kërkesë të lartë për sipërfaqe toke, e për rrjedhojë për të ruajtur maksimalisht burimet e vlefshme tokësore dhe ujore, KESH sh.a., nëpërmjet këtij projekti, e konsideron të përshtatshme instalimin e sistemeve fotovoltaikë në sipërfaqen ujore të rezervuarit të HEC- Vau i Dejës, i cili shfaq një sërë avantazhesh krahasuar me sistemet fotovoltaike të instaluara mbi tokë, sepse ekzistojnë më pak barriera që ulin rrezatimin si dhe efiçencë më të lartë të gjenerimit të energjisë elektrike për arsye të teknollogjisë së avancuar që do të zbatohet.

Për më tepër, përfitimet e mjedisit ujor për arsye të absorbimit të rrezeve të diellit nga panelet parandalojnë avullimin e ujit, kufizojnë rritjen e algave dhe potencialisht përmirësojnë cilësinë e ujit në këtë rezervuar.

Fuqia e këtij impianti lundrues fotovoltaik është parashikuar të jetë 12.9 MW.

Botuar nga Balkanweb me 29 May 2018.