Historike: Për herë të parë procedohet për vepër penale një HEC-regjistrohet në prokurorinë e Pogradecit për ndjekje penale kompania “Xhengo Energji”.

Historike: Për herë të parë procedohet për vepër penale një HEC-regjistrohet në prokurorinë e Pogradecit për ndjekje penale kompania “Xhengo Energji”.

Vepra penale “shkatrrimi pronës me përmbytje”që është regjisturar është vetëm maja e ajsbergut. Nuk është një përmbytje aksidentale. Është përmbytje permanente, e qëllimshme, madje rasti është atipik, pasi janë përmbytur edhe qindra pemë dhe vaska peshku të financuara nga Agjensia për Zhvillim Bujqësor Rural (AZHBR) për pronarët e tokës.

Të prekurit nga përmbytja e pronave të tyre pas një komunikimi intesiv prej 2 vitesh me shumë institucione të përfshira në këtë leje të marrë nga kompania kanë siguruar një lumë me prova, që qartazi dëshmojnë për korrupsionin endemik që ka qënë dhe është evident në masakrat e pafund bërë natyrës Shqiptare, komuniteteve rurale dhe gjithë ekonomisë së vendit, prej idesë dhe realizimit spekulativ në stil të gjërë të gjoja nevojës për energji të prodhuar prej HECeve të vegjël, energjia e të cilëve blihet me çmim shumë më të shtrenjtë se  çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar.

A do vihet drejtësia në vend apo do synohet të gjendet ndonjë kompromis me skemën “jepi ndonjë lek fukarait dhe të gjithë dëmsjellësit dalin jo vetëm pa lagur, madje edhe me më shumë përfitime si rrjedhoj e përmbytjes së pronës së fukarejve”?

Me matjet nga ekspertët e çertifikuar (jo ata të caktuar nga Prokuroria) është konfirmuar se është ndërtuar një digë, në vend të një pende (që në gjuhën teknike quhet tiroleze) të devijimit të ujit në kanalin e HECit, dhe se kjo digë është qindra metra larg vendit ku është miratuar penda, duke siguruar kuota të tilla për të akumuluar ujë nëpërmjet përmbytjes.

Çdo analizë e situatës të çon në konkluzionin se diga që ka shkaktuar përmbytjen duhet shkatërruar.

Në këtë çështje ka edhe një rol Qeveria. Ndryshe nga çfare deklaroi kryeministri Rama në 2013, kur tha se do ti anulloj lejet e dhëna kryesisht për HECet, në Gusht të vitit 2013, ku realisht janë dhënë leje me lopatë, në kohën që zgjedhjet i kishte fituar opzita e atëhershme. Kjo nuk ka ndodhur. Ne çdo process Institucionet e Qeverisë në të gjitha proceset e shumta gjyqsore të nisura nga banorët, kudo nëpër komunitetet rurale në vend, me qetësi e lehtësi të jashtëzakonshme janë bërë palë gjithnjë me kompanitë e HECeve. Rasti i këtij HECi tash për ndjekje penale është gjithashtu i Gushtit të famshëm të 2013s.

Opinioni publik çdo vendim të drejtësisë e sheh tash me tjetër lup, me lupën e shpresës për drejtësi.