Pogradec, Dëmtohet gjatë punimeve të një Hidrocentrali në Velçan, një segment rrugor i rrugës së vjetër “Egnantia” me gjatësi 80 m.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë administratori i firmës private që kryente punimet, për veprën : “Shkatërrimi i rrugëve”

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit :

E.K, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas duke qenë me detyrë administrator i një shoqërie e cila po kryhen punime për ndërtimin e një Hidrocentrali në Njësinë Administrative Velçan, (gjatë punimeve) ka dëmtuar një segment rrugor me gjatësi 80 m dhe gjerësi 1.5 m, e cila i përket rrugës së vjetër EGNANTIA.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.