Hidrocentrali i Skavicës — KESH: Nis puna për përgatitjen e studimit të fizibilitetit dhe ndikimit social-mjedisor

Hidrocentrali i Skavicës — KESH: Nis puna për përgatitjen e studimit të fizibilitetit dhe ndikimit social-mjedisor

Ka nisur puna për përgatitjen e studimi të fizibilitetit dhe vlerësimit të ndikimit social-mjedisor të projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Lajmin e ka bërë të ditur Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, KESH, përmes një njoftimi zyrtar, ku ka deklaruar se nisja e punës shënon një hap përpara për realizimin e këtij projekti.

“Nisja e punës nga grupi i konsulentëve të Konsorciumit IPF6 (Infrastructure Project Facility), që do të përgatisë Studimin e Fizibilitetit dhe do të realizojë Vlerësimin e Ndikimit Social-Mjedisor, është vetëm hapi i parë i domosdoshëm që do të na mundësojë në fund të periudhës 21 mujore që të kemi një projekt që përmbush pritshmërinë për një vepër që do të jetë pjesë përbërëse e kaskadës mbi lumin Drin, një kaskadë me qasje strategjike për sektorin e energjisë dhe ekonominë shqiptare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KESH.

Ndërkohë, kjo fazë e projektit mbështetet nga Western Balkans Investment Framework (WBIF) me një fond prej 1.5 milionë euro, i cili iu akordua KESH-it në mbledhjen e 16-të të Steering Committee të WBIF, mbajtur me datë 15 Qershor 2017.

Marre nga SCAN