Grumbuj masiv mbetjesh në Romë ndërkohë që festat dhe shiu pengojnë largimin e tyre
Masivë mbetjesh të pambledhura janë grumbulluar në Romë që nga fillimi i Krishtlindjeve, ndërkohë që disa banorë iu kanë vënë zjarrin në shenjë proteste kundër administratës komunale, e cila nuk ka arritur të përmbushë premtimin e saj për të trajtuar mbetjet e qytetit.
Pamje të kazanëve dhe qeseve të tejmbushura, janë shpërndarë në mediat sociale, pasi grumbullimi nga kompania e shërbimit publik u ndërpre për shkak të pushimeve dhe rreshjeve të rënda.
“Situata tani është kronike,” u shpreh Massimiliano Tonelli, themeluesi i “Roma është e neveritshme” (Romës Fa Schifo). “Gjatë kësaj periudhe, kompania nuk po arrin të organizojë grumbullimin e mbetjeve sic duhet, por gjërat janë përkeqësuar më shumë gjatë dy viteve të fundit”…
Lagjet larg qendrës së qytetit, e cila zakonisht mirëmbahet më mirë për shkak të numrit të vizitorëve që tërheq, kanë qenë më të prekurat në ditët e fundit.
“Grumbulli i plehrave këtu rritet më shumë përgjatë pushimeve dhe kur kompania futet në grevë,” tha Shelly Ruelle, një amerikan që jeton në EUR, një zonë në jug të qendrës.”Nuk është më keq këtë vit. Përkeqësimi i gjendjes ka ardhur duke u rritur të paktën në 4–5 vitet e fundit. Problemi është tipik për Romën burokratike dhe ekzistojnë çështje të mëdha të keqmenaxhimit në kuadër të entiteteve individuale [që menaxhojnë shërbimet publike].”
Situata pritet të jetë njëlloj edhe gjatë periudhës së pushimeve të Vitit të Ri.
Për më shumë lexoni:
https://www.theguardian.com/world/2017/dec/29/rubbish-piles-up-in-rome-waste-five-star-movement?CMP=Share_iOSApp_Other
Marrë nga Mjedisi Sot