“gretat” dhe “ davidët”
Sa keq që nuk kuptohet këtu në Shqipëri (të paktën) se filizi i Gretës mbiu, pasi Toka arriti të gjeneroj vlagën si antikorp për vetëmbrojtje. Greta nuk eshte filiz me hormone, por eshte 100% natyrale.
Filiza ka nxjerre dhe trungu 93 vjecar , David Attenborough. Eshte vlaga e Tokes, një lloj vlage që Ajo ( Toka) e ka shpërthyer për herë të parë në historinë e saj miliona vjecare, që po tentohet të dominohet në këtë epokë nga specia homo sapiens.
Dhe Toka që nuk mund të pranoj asnjë lloj dominimi nga specia që ajo ka krijuar vetë ka lëshuar këtë lloj vlage, që patjetër do të prodhoj filiza të panumërt, që do të bëjnë të mundur duke u rritur me shpejtësi të frenojnë praktikën e dominimit e të karshillëkut ndaj saj. Dominuesit(shkatrimtarët) e sotëm duhen të kenë frikë nga “ gretat” dhe “davidët”.