Gjykata e Lartë zmbraps bishat që hanë pyje e perpijnë lumenj.

Gjykata e Lartë zmbraps bishat që hanë pyje e perpijnë lumenj.

Lajmi që duhet të ishte lajm i parë sot në të gjitha mediat është një lajm i botuar nga një shoqatë mjedisore në veri të vendit: “LIVE!!!! Bailiff is here from Kukes, shutting down the Dragobia HPP in Valbona!!!”, pra kompania e përmbarimit gjëndet tek HEC Dragobia ne Valbonë per ta mbyllur atë, për ta lënë Valbonën të lirë. Kjo në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë të marrë së fundi.

Po sot duhet të ishte pjesë e lajmit të parë një tjetër vendim i Gjykatës së Lartë, në mbrojtje të mjedisit, në mbrojtje të pyllit të Laknasit, për të cilin banorët kanë 2 vjet që luftojnë me bishën, që disa herë ka tentuar të haj pyllin.

Përtej metaforës Gjykata e Lartë në arsyetimin e saj krijon precedentin pozitiv të argumetimit të legjitimimit të shoqërsië civile për të paditur cdo dëmtues të mjedisit, e drejtë që është tentuar në cdo gjyq për ta shmangur edhe pse më mënyrë shumë të qartë trajtohet nga Konventa e Aahrusit.

Në arsyetim shkruhet: “Kolegji (administrativ i Gjykatës së Lartë) çmon se e drejta për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit dallon nga rastet e tjera të mosmarrëveshjeve gjyqësore, ku palët i drejtohen gjykatës për të kërkuar rivendosjes e një të drejtë të shkelur. Çështjet mjedisore kanë një natyrë policentrike, larg aspektit formal kontradiktor dypalësh të një gjykimi të zakonshëm civil/administrative.”

Mjaftojnë këto 2 raste të vendimeve të Gjykatës së Lartë që të tronditet e gjithë piramida shtetërore, që paq ka abuzuar deri në masakrim të mjedisit këto 30 vjet.

Padyshim këto vendime dhe të tjera të pritshme në mbrojtje të mjedisit janë një inkurajim i madh i komuniteteve të prekura dhe gjithë qytetarëve për një reagim më proaktiv në mbrojtje të mjedisit.

Askush të mos mendoj se mbrojtja e mjedisit pengon zhvillimin, ajo vetën se ndihmon në një zhvillim të qëndrueshëm.