Gëzim i shkencëtareve për Vjosën e lirë, pa diga.
Të nderuar kolegë dhe nënshkrues të peticionit Vjosa,
Kemi një lajm të mrekullueshëm: përpjekjet tona për mbrojtjen e Vjosës në Shqipëri kanë dhënë rezultat - lumi mund të mbetet i lirë !!
Kur ia dorëzuam peticionin shkencor Vjosa presidentit shqiptar Ilir Meta në Shkurt presidenti u angazhua për të ndihmuar çështjen tonë. Ai ftoi në një tryezë të rrumbullakët të enjten e kaluar, në të cilën ne paraqitëm vlerësimin tonë kritik të VNM për digën e parashikuar të Kalivaç. Ditën tjetër, ne inauguruam "Qendrën Kërkimore Vjosa Fritz Schiemer" në Tepelenë së bashku me presidentin), i cili përdori këtë mundësi për të promovuar idenë e një Parku Kombëtar Vjosa. Qendra e kërkimit do t'u shërbejë shkencëtarëve dhe studentëve nga Shqipëria dhe jashtë saj për të studiuar këtë lumë të fundit të madh në Evropë dhe degët e tij.

Në përgjigje të këtyre ngjarjeve, Kryeministri Edi Rama njoftoi se Ministri i tij i Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht VNM për Kalivaç. Ai gjithashtu shprehu mbështetjen për Parkun Kombëtar. Nëse Kryeministri është besnik i fjalës së tij, kjo mund të nënkuptojë që Vjosa do të mbrohet përgjithmonë. Sidoqoftë, ne mbetemi të kujdesshëm pasi qeverisë shqiptare nuk mund t'i besohet lehtë. Ne do të vazhdojmë të shikojmë nga afër nëse Edi Rama me të vërtetë i vë fjalët e tij në veprim! Ne do t'ju mbajmë të informuar.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj në mbrojtjen e këtij xhevahiri lumor . Shpresojmë që në të ardhmen të vini të vizitoni Qendrën Kërkimore Vjosa!
Urimet mëtë mira,
Fritz Schiemer dhe Aleko Miho
Kjo leter i eshte derguar 776 shkencëtarëve nga 46 vende që firmosën peticionin për ndalimin e ndërtimit të digave në Vjosë nga drejtuesit e peticionit Prof. Dr Fritz Schimer, dhe Prof. Aleko Miho. Qendrës së Kërkimit për Vjosën ju vu pikërisht emri Fritz Schimer.