GENER 2, si gjeli në majë të plehut

GENER 2, si gjeli në majë të plehut

Tani është faza e luftës për Valbonën, së paku e shpallur formalisht me padinë e bërë nga GENER 2, ndaj shoqaës Toka dhe presidentes së saj zj Bohne , duke kërkuar dëmshpërblim në shumën 20,000,000 Lekë për prishje imazhi. Në fakt ka të paktën 2 vjet që ka filluar lufta , me kërcënimet e bera prej kompanisë GENER 2, ndaj nismëtarëve të rezistencës kundër shkatërrimi të lumit të Valbonës dhe Parkut Kombëtar. Por pas luftës vjen fitorja, citon Gandin në një postim të saj të djeshëm shoqata Toka: “Në fillim ata ju injorojnë, pastaj qeshin me Ju, pastaj ju luftojnë Ju, pastaj Ju fitoni”.

Dhe vërtet, qysh në fillimet e kësaj sipërmarrje, me firmosjen e një koncesioni klientelist në Shtator 2013 e në vijim, Gener 2 i ka injoruar banorët, duke firmosur letra nga zyrat, sikur banorët ishin dakort që të ngrihej HEC mbi Valbonë, madje duke vendosur aty edhe emra të vdekurish. U bë e mundur që në Maj të vitit 2017 banorët bashkë me shoqatën Toka ngritën padi kundër Gener 2, duke kërkuar pezullimin e punimeve e anullimin e koncesionit. Gjykata edhe pse shkelja e ligjit për zonat e mbrojtura është flagrant e rrëzoi kërkesën e pezullimit të punimeve dhe duket se kompania qeshi me banorët dhe shtoi rritmet e plasjes së minave, hapjes së tyneleve, e betonizimit të Valbonës. Sidoqoftë beteja vazhdon në apel. Në fund të Janarit të këtij viti shoqata Toka dhe banorët ngritën padi tjetër kundër Këshillit Kombëtar të Territorit, për shyrjen e lejes së ndërtimit të HEC në Valbonë, pasi kish hyrë në fuqi ligji i ri i zonave të mbrojtura i Qershorit 2017, i cili ndalon shprehimisht ndërtimin e Hidrocentralit ne zona të mbrojtura. Gener 2shit ju prish qetësia dhe hidhet në sulm, dukshëm e friksuar, duke bërë një padi e duke kërkuar të dëmshpërblehet për prishje imazhi me 200 milion Lek prej banorëve të Valbonës, shumë prej të cilëve i ka prerë dhe ujin e pishëm prej punimeve në zonën e Parkut. E vërteta është se komapnisë i është dëmtuar imazhi, madje do i dëmtohet më shumë jo vetëm se vazhdon të punoj në kundërshtim me ligjet, por edhe prej padisë groteske që ka bërë së fundi. Me siguri që Shoqata Toka do ta përdori këtë padi për të diskredituar edhe më tej Gener2, që kapardiset si gjeli në majë të plehut, duke kërkuar praninë e mediave në seancë, që publiku tash mjaftueshëm i informuar për shkatërrimin e Valbonës, të ketë mundësi të kuptoj nga afër se kush është shkatërruesi i Valbonës dhe i imazhit, i imazhit të Valbonës, imazhit të Shqipërisë.