Flasim kur vjedhja është kryer, heshtim kur projektohet.
U trumbetua si arritje investigative dhe denoncim i fortë video që tregonte se në Sharrë mbetjet thjeshte groposen si gjithnjë dhe se aty nuk ka inceneratorë. Pse kush qytetar nuk e dinte këtë.? Qytetari i hedh të gjitha mbetjet së bashku në një kazan, qoftë i gjelbër, qoftë blu apo gri dhe vjen një makinë i merr e i çon në landfill të Sharrës. Ndonjë qytetar pak më shumë kurioz sqarohet menjëherë sapo të pyes një shofer që transporton mbetjet për në Sharrë. Siç ka qënë ashtu është trajtimi i mbetjeve. Vetëm rrethimi është shtuar
Vjedhja me inceneratorët ishte plotësisht e mundshme të ndalohej 9 vite më parë, para se të nënshkruhej kontrata e parë. Si? Duke u bërë publik projekti në media, së paku ajo që është detyrim ligjor, dokumenti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, gjë që edhe nëse autoritetet do të përpiqeshin të shmangnin (sic e shmangën) pjesmarjen e publikut në vendimmarrje, që gjithashtu është detyrim ligjor, vetë publiku do të gjente hapsirën për tu bërë pjesë në vendimmarrje. Dhe për këtë ligji, dhe konventa e Aahrusit i rezervon publikut edhe të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës. Nëse do ishte bërë publik projekti vjedhja do ishte ndalur para se të lindte. Janë plot argumenta, por mjafton një argument, që mund ta evidonte qoftë dhe një adolishent. Duke parë çmimin e inceneratorit e duke e krahasuar atë me çmimin e tregut të naviguar në internet ai do ti tregonte publikut e nëpërmjet tij vendimmarrësve e politkbërësve se nuk ka në tregun ndërkombëtar incenerator me çmimin disa herë më të vogël të draftuar për inceneratorin e Elbasanit, Fierit e Tiranës, pra do ishte e qartë që nuk do kishte incenerator, dhe se kishim një tentativë mashtrimi.
Mediat shqiptare kanë dështuar në mënyrë spektakolare me rastin e inceneratorëve. Ato janë fajtore. Lajmi i vjedhjes së ndodhur dhe debatet për vjedhjen e ndodhur kanë vetëm peshën e mbushjes së kohës televizive, parandalimi është sukses.
Shembull i freskët i dështimit të pritur prej mediave, sigurisht edhe të politikës është rasti tani i Tecit lundrues ankoruar në Vlorë, që po bëhet gati për vjedhjen e madhe, për të cilin po heshtim. Si dhe me inceneratorët media do filloj të flasë pa pushim e frontalisht, sapo ti kalojnë milionat kompanive edhe këtë rast mashtruese, por më të sofistikuara, kompanive Excelerate Energy dhe Renco në bashkpunim me Qeverinë.
A nuk është vjedhje e projektuar kontrata për të paguar TECin lundrues me çmim mbi 210 Eur/MWh, ndërsa mund të ndërtohej e prap mund të ndërtohen impiante fotovoltaike me çmim 50 Eur/MWh?
A nuk është mashtrim dhe vjedhje e projektuar, njesoj si incenerimi, edhe vjedhja e projektuar me gazifikimin të Shqipërisë?
Gazifikimi dukshësh është vjedhje e projektuar, por është edhe vjedhje që projekton ndotje të madhe me sasitë gjigande të emetimeve të gazrave serë, duke mashtruar edhe për detyrimet e Shqipërisë lidhur me zbutjen e ndryshimeve klimatike.