Europa kthen sytë nga natyra

Europa kthen sytë nga natyra

Kriza shëndetësore ndryshon strategjitë evropiane mbi biodivesrsitetin, duke shënuar një revolucion. Plani i Komisionit Evropian nën drejtimin e Von der Leyen për këtë dhjetëvjeçar shënon jo pak ndryshime, si rritje të zonave të mbrojtura, rritje të sipërfaqeve bujqësore bio, reduktim të përdorimit të pesticideve dhe antibiotikëve, rikthim dhe rinormalizim të ekosistemeve, më tepër transparencë në etiketimin e produkteve dhe prejardhjen e tyre.

Brukseli kërkon gjithashtu që kultivimet bio të arrijnë në 25% të të gjithë sipërfaqeve bujqësore, ndërsa përsa i përket politikave për ruajtjen e mjedisit, përgjysmim të përdorimit të pesticideve dhe antibiotikëve në fermat e e rritjes së kafshëve për konsum, reduktim në 20% të përdorimit të fertilizuesve dhe dislokim të një fondi prej 20 miliardë eurosh në vit vetëm për tutelimin e mjedisit e natyrës.

Sipas zv/presidentit të Komisionit Evropian, Franz Timmermans, koronavirusi na tregoi se sa vulnerabël e të brishtë jemi dhe se sa e rëndësishme është të rikthejmë raportin e duhur njeri-natyrë.

Në bazë të Green Deel, që janë strategjitë dhe objektivat e ekzekutivit evropian, përveç renditjes së mësipërme, parashikohet gjithashtu transformimi i 10% të tokave të agrikulturës BE në elementë të peizazheve të lidhura mes tyre, rritjen deri në 30% të zonave të mbrojtura si terrene ashtu edhe ujëra detarë, mbjellja e 3 miliardë pemëve dhe lirimin e 25 mijë kilometra lumenj nga barrierat artificiale.

Objektivat janë mirëpritur nga një sërë organizatash ndërkombëtare mjedisore, si WWF, GreenPeace, Lipu etj.

Marre nga Klan Plus