EuroElektra nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me SunPower
Gjigandi i fotovoltaikeve SunPower ka vendosur të hyje në tregun shqiptare me anë të kompanisë EuroElektra. Politikat nxitëse mbi energjinë fotovoltaike po bëjnë që dita-ditës të shtohet interesi për prodhimin e saj nga familjet dhe biznesi. Një treg emergjent që gjithsesi kërkon cilesi edhe përkujdesje të shtuar lidhur me standardet dhe transparencën
Kompania EuroElektra ka lidhur së fundmi një marrëveshje afatgjatë me gjigandin amerikane të teknologjive fotovoltaike SunPower Corporation. Marrëveshje që ofron hyrjen në tregun shqiptare të produkteve fotovoltaike (PV) me garanci 25 vjeçare. Produkte që në bashkëpunim me kompaninë EuroElektra do të ofrohen, me çmimet më kompetitive të mundshme tashme edhe për tregun shqiptare.
Kolosi amerikan i paneleve diellorë që nga viti 1985, ka udhëhequr inovacionin global diellor. Panelet SunPower dallohen për ofrimin e më shumë energjie dhe rendimenti në afatgjatë. Kjo ka bëre që SunPower të jetë zgjedhja e energjisë diellore për shumë familje dhe biznese në mbarë botën. Me marrëveshje e më sipërme tashme parashikohet mbërritja e kontejnerëve të parë edhe për tregun shqiptare.
Panelet diellore SunPower krahasuar me sistemet në dispozicion janë ato aktualisht me rendiment më të larte. “Teknologji me një performance 19% ku secili panele arrin në 390Wp. Adoptimi i së cilës tashmë do të bej që për shembull një park fotovoltaik 2MWp të mund të instalohen rreth 2000 panele më pak, se sa duheshin me standardin 15–16%, ose ndryshe 260Wp për panel” shton Elton Cekrezi, CEO i EuroElektra.
Politika nxitëse dhe aplikimet e para të energjive fotovoltaike në Shqiperi
Teknologjia fotovoltaike (PV) tashme ka bërë debutin e saj edhe Shqipëri. Prej rreth një viti shume biznese por dhe individë po instalojnë produktet e tyre të para. Madje sa deri këtu pritet të intensifikohet së shpejti me plotësimin e opsionit te lidhjes në net-metering. Kuadër ligjore që jep mundësinë që prodhimi i tepërt, në momentin e pikut te diellit, të rezervohet për përdorim gjate orëve te tjera.
Një fushe ku kompania EuroElektra ka qenë ndër pionierët e parë. Kjo ka ardhur falë eksperiencës së gjerë në tregun e pajisjeve elektrike në Shqipëri. Kështu, kompania është përfshire prej disa vitesh në instalimin e projekteve të vogla të energjisë. Proces i cili pritet te ndiqet së shpejti në bashkëpunim me kompanitë dhe institucionet përgjegjëse brenda periudhës një mujore (për më shumë shih këtu në formën e një prezantimi).
Nevoja për politika nxitëse por edhe për më shume rregullime mbi standardet dhe transparencën
Tregu Shqiptare tashme po ngrenë siparin edhe mbi prodhimin për shitje të energjisë. Shqipëria konsiderohet si një nder vendet me cilësitë më të mira për aplikimet PV ne të gjithë Evropën. Elemente thelbësore që ka shtyrë dhënien e lejeve për ndërtimin e projekteve deri në 2000 kW. Iniciativa të cilat mbështeten ne mënyre te rëndësishme me blerjen e te gjithë energjisë së prodhuar. Aspekt që benë të domosdoshme të shikuarin me vëmendje të shtuar të kritereve dhe bërjes së transparencës së këtyre projekteve nga autoritet publike.
Një politikë e tillë, madje do duhet te ndiqet edhe me instalimet private. Për këtë, që me impiantet e para elektrike nga viti 2008 kompania EuroElektra ka synuar të sjelle në tregun shqiptar brandet më të mira të sektorit elektrik. Kështu është zgjeruar vit pas viti gama e shërbimeve të ofruara për klientët e saj. Një rritje në vazhdimësi, pa bëre kompromise mbi cilësinë, ka bëre që kompania të gjejë mbështetje së fundmi edhe ndër kolosët amerikane të SunPower.
Për të njohur më shumë mbi SunPower, video në vijim:
Pergatiti: Lorenc Gordani, PhD