Energjia diellore shënon rekord të ri të prodhimit të energjisë elektrike duke furnizuar 1/4 e kërkesës në Mbretërinë e Bashkuar.
Panelet solare kanë shënuar një rekord te ri në prodhimin e energjise elektrike duke prodhuar 1\4 e kërkeses së përgjithshme.
Përgjegjësi i operimit në dhomat e kontrollit të matjeve ‘National Grid’, Duncan tha :” Kemi nje volum të konsiderueshëm energjie të rinovueshme në sistem dhe ndërkohë që ky trend rritet, aftësia jonë për ti parashikuar këto modele po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.”
Paul Barëel , shef ekzekutiv I shoqatës “ Solar Trade” shtoi se kjo është hera e parë që energjia diellore ka gjeneruar më shumë energji elekrike sesa energjia nukleare .
“ Kjo është një arritje kolosale … sepse jep mesazhin që energjia solare ka nje vend tejet të rëndësishëm në dekarbonizmin e sektorit energjitik të Mbretërisë së Bashkuar” tha ai.
Hannah Martin drejtuesja e energjisë së lirë për Mbretërinë e Bashkuar u shpreh:” Kjo arritje është një kujtesë e asaj që Mbretëria e Bashkuar mund të arrinte nëse qeveria do hiqte dorë nga prerjet e fondeve mbi energjinë diellore dhe do financonte teknologjitë e lira , falë së cilave do krijoheshin vende pune, mundësi për zhvillimin e bizneseve dhe energji e pastër edhe për dekadat në vijim.”
Gareth Redmond King, drejtuesi I energjisë dhe klimës tek WWF tha:” Cdo rekord që vihet nga prodhimi I energjisë së rinovueshme është një moment historik I mirëpritur drejt një të ardhmeje më të pastër dhe jeshile për Mbretërinë e Bashkuar.
Cilido ta formojë qeverinë e re pas zgjedhjeve duhet të vërë si prioritet prerjen e emisioneve në të githë sektorët, elektrifikimin e transportit, të punojë për banesa më efikase. Me 10 në 9 persona që përkrahim energjinë e rinovueshme, nuk ështëvetëm ajo që vendi ka nevojë, por edhe ajo që vendi do.”
INDEPENDENT