Ekoturizmi në Shqipëri, tërheq vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë

Ekoturizmi në Shqipëri, tërheq vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë

Për herë të parë, Shqipëria do të bëhet pjesë e testimit të paketave të saj ekoturistike në kuadër të projektit -DestiMED. Ekoturizmi është zgjidhja e sfidave me të cilat po përballet sot turizmi invaziv në Mesdhe.

Nën këtë parim, 60 përfaqësues nga rreth 20 vende të pellgut të Mesdheut, ku bën pjesë dhe vendi ynë, u mblodhën në Split, në konferencën e Ekoturizmit të -DestiMED. Përgjatë tre ditëve, u diskutua rreth rolit të partneritetit publik — privat (të njohur ndryshe si LEC) për aplikimin e paketave ekoturistike.

Diskutimi i monitorimit të këtyre paketave përmes vlerësimit të Gjurmës Ekologjike të tyre, si një mënyrë inovative, për të përmirësuar ofertën turistike në funksion të reduktimin e ndikimit të tyre në mjedis.

Produktet turistike të krijuara duke promovuar shërbimet e ekosistemeve të zonave të mbrojtura, në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin, është arma e fortë e krijimit të një praktike të qëndrueshme të zhvillimit të turizmit në Shqipëri.

Botuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare me 15 March 2018.