Edhe uji i çezmës përmban fibra plastike!
Oqeanet dhe lumenjtë tanë po bëhen asgjë më shumë se depozitë plastike. Edhe në rreshjet jane konstatuar grimca plastike. Por më në fund, ka një shans për një ndryshim. Deri në fund të vitit, Komisioni i BE do të nxjerrë një strategji të re plastike. Shqipëria e mbushur me plastike duhet të ndaloj në mënyrë të menjëhershme vendimet fatale që pritet të marre deri në publikimin e strategjisë së re të BE-së për plastiken; të ndaloj importin e plehrave (ku plastika është kryesore) dhe të ndaloj ndërtimin e incineratorëve.
Testet tregojnë se miliarda njerëz në nivel global po pijnë ujë të kontaminuar nga grimcat plastike, ku 83% e mostrave janë të ndotura. Jetojmë në një planet plastik, por çfarë do të thotë për shëndetin tonë? Ndotja mikroplastike është gjetur në ujin e rubinetit në shumë vende të botës, duke i detyruar shkencëtarët të kërkojnë hulumtime urgjente mbi ndikimet në shëndet. Rezultatet e mostrave të ujit të pijshëm nga më shumë se një duzinë vendesh u analizuan nga shkencëtarët për një hetim nga Orb Media, i cili i ndau gjetjet me The Guardian.
Në përgjithësi, 83% e mostrave ishin të kontaminuara me fibra plastike. Studime të reja tregojnë se fibra të vogla plastike janë kudo, jo vetëm në oqeanet tona, por edhe në tokë. Tani kemi nevojë urgjente për të gjetur se si ato futen në ushqimin tonë, ajrin dhe ujin e rubinetit dhe cilat janë ndikimet për të gjithë ne.
SHBA kishte nivelin më të lartë të ndotjes, në 94%, me fibra plastike të gjetura në ujin e rubinetit përfshirë ndërtesën e Kongreseve, selinë e Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Trump Tower në Nju Jork. Libani dhe India kishin norma më të larta pasuese. Kombet evropiane duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Francën kishin shkallën më të ulët të ndotjes, por kjo ishte ende 72%. Numri mesatar i fibrave të gjetura në secilën mostër prej 500 ml shkonin nga 4.8 në SHBA në 1.9 në Evropë. Analizat e reja tregojnë shtrirjen kudo të kontaminimit mikroplastik në mjedisin global.
Puna e mëparshme është përqëndruar kryesisht në ndotjen plastike në oqeane, gjë që tregon se njerëzit po hanë mikroplastikë përmes ushqimeve të detit të kontaminuara. “Ne kemi të dhëna të mjaftueshme për të parë kafshët e egra dhe ndikimet që kanë të bëjnë me kafshët e egra”, tha Dr. Sherri Mason, një ekspert mikroplastik në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut në Fredonia, i cili mbikqyrte analizat për Orbin.
“Nëse ndikon në [kafshë të egra], atëherë si mendojmë se nuk do të na ndikojë disi?”
Një studim i vogël i ndërmarrë veçmas në Republikën e Irlandës, i publikuar në qershor gjithashtu gjeti kontaminim mikroplastik në ujin e pijshëm. “Ne nuk e dimë se çfarë ndikesh shëndetësore sjell kjo dhe për këtë arsye duhet të ndjekim parimin parandalues dhe të bëjmë përpjekje të mjaftueshme tani, menjëherë, për të zbuluar rreziqet reale”, tha Dr. Anne Marie Mahon në Institutin e Teknologjisë Galway-Mayo, e cila drejtoi hulumtimin.
Ndotja e plastikës rrezikon “ndotjen e përhershme të mjedisit natyror”
Mahon tha se ekzistojnë dy shqetësime kryesore: grimcat plastike shumë të vogla dhe kimikatet ose patogjenët që mikroplastika mund të strehojë. “Nëse ka fibra, është e mundur që nanogrimcat të gjenden aty gjithashtu, dhe ne nuk mund t’i masim,” tha ajo.
“Me këto përmasa ato mund të depërtojnë në një qelizë dhe kjo do të thotë se ato mund të depërtojnë në organe dhe kjo do të ishte shqetësuese.”
Analizat e Orb gjetën grimca më shumë se 2.5 mikronë në përmasa, 2.500 herë më të mëdha se një nanometer. Mikroplastika mund të tërheqë bakteret në ujërat e zeza, Mahon tha: “Disa studime kanë treguar se ka më shumë patogjenë të dëmshëm në mikroplastikën në rrjedhën e poshtme të impianteve të trajtimit të ujërave të zeza.”
Mikroplastika dihet gjithashtu se përmban dhe absorbon kimikate toksike dhe hulumtimet mbi kafshët e egra tregojnë se ato lirohen në trup. Hulumtimi i profesor Richard Thompson, në Universitetin Plymouth të Britanisë së Madhe, ka treguar se mikroplastikat janë gjetur në një të tretën e peshkut të kapur në Britaninë e Madhe. Shkalla e ndotjes globale mikroplastike po fillon të qartësohet, me studime në Gjermani që gjetën fibra dhe grimca në të gjithë 24 markat e birrës që testuan, si dhe në mjaltë dhe sheqer. Në Paris në vitin 2015, studiuesit zbuluan mikroplastikë në ajër, që vlerësonin se depozitonte e 3 deri në 10 ton fibra në qytet çdo vit dhe se ishte gjithashtu e pranishme në ajrin e brendshëm të shtëpive.
Hulumtimi i ri ka testuar 159 mostra duke përdorur një teknikë standarde për të eliminuar ndotjen nga burime të tjera dhe është kryer në Shkollën e Shëndetit Publik në Universitetin e Minesotës. Mostrat erdhën nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe Ugandën, Ekuadorin dhe Indonezinë.
Nga deti në pjatë: sa plastikë përfundon në peshq?
Si përfundon mikroplastika në ujin e pijshëm është tani një mister, por atmosfera është një burim i dukshëm. “Ne me të vërtetë mendojmë se liqenet [dhe trupat e tjerë ujore] mund të kontaminohen nga inpute kumulative atmosferike,” tha Johnny Gasperi, në Universitetin Paris-Est Créteil, i cili bëri studimet e Parisit. Në Bejrut, Liban, furnizimi me ujë vjen nga burime natyrore, por 94% e mostrave janë kontaminuar. Sistemet aktuale të trajtimit të ujit nuk filtrojnë të gjithë mikroplastikën, tha Mahon.
“Përsa i përket fibrave, diametri është 10 mikronë dhe do të ishte shumë e pazakontë të gjenim atë nivel filtrimi në sistemet tona të ujit të pijshëm.
“As uji në shishe nuk mund të ofrojë një alternativë pa mikroplastikë për ujin e kullimit, pasi ato u gjetën gjithashtu në disa mostra uji komercial të testuar në SHBA. Mahon pohon se analizat e reja të ujit të çezmave ngrenë një flamur të kuq, por që duhet më shumë punë për të riprodhuar rezultatet, për të gjetur burimet e kontaminimit dhe për të vlerësuar ndikimet e mundshme shëndetësore.
“Duhet të përmirësohet në mënyrë drastike menaxhimi i mbetjeve.”
Botuar nga Damian Carrington, The Guardian me 07 September 2017.