E vranë sërish Valbonën

E vranë sërish Valbonën

Gjykata Administrative rrëzoi sot padine e banorëve të Valbonës dhe shoqatës “Toka” për anulimin e kasaphanes mbi shtatin e Valbonës. Po kjo gjykatore kishte konsideruar të paligjshëm dhe në shkelje të normativave mjedisore ndërtimin e Hec-eve mbi Vjosë dhe Poçem.

Nuk ka përcaktim më përmbajtësor për këtë vendim sesa të qenit kriminal. Pala paditëse listoi një mal me argumente shkencore, inxhinierike, mjedisore, të perspektives zhvillimore duke faktuar se Hec-et mbi Valbonë do gjunjëzojnë diamantin e alpeve shqiptare!


Gjykata kreu sot një krim. Në koshiencën e moralitetit njerëzor, ajo amnistoi sot një krim në veprim duke kryer një krim më monstruz. Vendimi është thikë pas shpine ndaj Valbonës, ndaj të vullnetit të Zotit mbi faqe të dheut, ndaj shpresës, ndaj njerëzores.

Gjykata ka provokuar rëndë sot. Durimi i atyre që kanë mbi një vit që përpiqen me mish e shpirt për t’u bërë barikadë e kësaj barbarie, po shterron, bash si uji që nuk zhurmon më atjepari. Gjykata, sot vrau!

Çfarëdo të ndodhë nesër, gjykata nuk ka të drejtë fjale. Jo si gjykatë, si bandë. Po, bandë!

Image for post
Besmir Lushaj