E paverteta me inceneratoret

E paverteta me inceneratoret

Mark Rupa

Inceneratoret (furrat djegese të mbeturinave) një projekt mjedisor?

Një e pavertete qe po mbrohet gjatë ketyre ditëve në komisionin hetimor për inceneratoret.Incenerimi (djegia) është hallka e fundit dhe më pak mjedisore ne ciklin e menaxhimit të mbetjeve.

Pikerisht ne kete hallke eshte investuar me shume në Shqipëri, duke kapercyer hallka të tjera shumë të rëndësishme. Nga ana tjeter është investuar në një kapacitet djegës shumë më të madh sesa kapaciteti prodhues i mbetjeve ne vend. Kosto e madhe ekonomike dhe mjedisore.

Jemi jashtë përqasjes dhe standarteve bashkekohore të menaxhimit te mbetjeve, e thone dhe institucionet perendimore."Groposja dhe incernerimi janë opsionet më pak të pëlqyera të menaxhimit të mbetjeve,” shkruhet dhe në progres-raportet e Bashkimit Europian.Si fillim tek ne duhej percaktuar me ligje dhe të investohej me kujdes ne menyren e grumbullimit te mbetjeve.  

Duhet te behet e detyrueshme si kudo ne Europe ndarja e mbeturinave brenda familjes apo biznesit qe i prodhon por dhe ne vendet e grumbullimit nga firmat e pastrimit qe i menaxhojne.

Ndarja e mbetjeve do i siguronte Shqipërise sasi te medha materialesh qe mund te riperdoren si plastika, letra, xhami, metali.. etj. Ketu mbeshtesim dhe fillon puna e industrise se riciklimit (riperdorimit). Ne mund te kursejme disa lende per te cilat cdo vend ka sot vertet nevoje dhe qe po behen gjithnje e me te shtrenjta ne tregjet nderkombetare.

Pra, djegia e mbeturinave eshte nje zgjidhje e keqe dhe nje zgjidhje qe aplikohet vetem per procesin e fundit, per ato pak mbeturina ( jo me shume se 20% e totalit) qe mbesin nga industria e riciklimit. Komisioni hetimor, përfaqesuesit e të gjitha partive politike aty, duhet ta trajtojne me shumë përgjegjesi kete teme dhe jo të kthehen ne riciklues të injorancen dhe abuzivizmit!