“E diela pa makina” dhe një pyetje akoma pa përgjigje
Sa mirë do ishte të thonim “Tirana pa makina”, apo “Tirana e biçikletave”. Tirana ka qënë e tillë. Ndërkohë që Europa në vitet 80 ishte në kulmin e cmendurisë me lum makinash nëpër qytetet e saj, Tirana deri në vitin 90 ishte një qytet, ku kishte lum njerëzish që shëtisnin të shpenguar në bulevard dhe rrugët e Tiranës, sic ndodh sot vetë një ditë në vit.
Qytetari, si ai me makinë dhe ai pa makinë, së bashku me fëmijët, nipër e mbesat e tyre do donin të jetonin në një vend që të thithnin ajër të pastër, së paku në standartet që ka përcaktuar Organizata Botrore e Shëndetsisë. Qytetarët e Tiranës nuk e kanë këtë mundësi. Ata praktikisht jetojnë në një qytet me ajër të ndotur, në kufijtë e rrezikshmërisë së jetës.
“E diela pa makina”, si masë për të siguruar një ditë në javë ajër pa tym makinash është një dicka që vlen, pasi siguron që 1/7 e ditëve të jetës të thithësh ajër të pastër. Diskutimi i filluar për “E diela pa makina” ka një rëndësi më të madhe, pasi ka të bëjë me një opinion të shëndosh të shprehur globalisht, se në periudhën post-pandemi njerëzimi duhet të ndërtoj jetën duke konsideruar se është anormale kthimi ne normalitetin e para pandemisë.
Në kushtet e Tiranës, për të cilën bën sens më shumë diskutimi i nisur për ndalimin. ose më mirë të kufizimit të përdorimit të makinave, për efekt të ndotjes së ajrit nevojitet një analizë e situatës para dhe gjatë pandemisë si dhe bërja transparente e të dhënave dhe analizat e pjeshme në publik. Gazetari Artan Hoxha vuri në dyshim se nëse betonieret do vazhdojnë të punojnë si deri tani nuk ka vlerë ndalimi i makinave për popullin në të dielat. Një vëzhgim i rastësishëm i bërë gjatë pandemisë në Mars — Prill mbështetur nga monitorimi i Bashkisë Tiranë rezultonte se edhe pse makinat ishin të ndalura, sidomos në orët e natës niveli i ndotjes së ajrit me ndotësin më të rrezikshëm, grimcat e imta PM2.5 të ishte mbi 2 herë më e madhe se standarti.
Z. Erion Veliaj i është kërkuar të japi një sqarim për këtë gjëndje, por asnjë fjalë prej tij nuk është dëgjuar për ndotjen e ajrit edhe në kohë pandemie.
Pra burime të tjera ndotje janë presente, madje më të mëdha. Nuk ka dyshim se ndërtimet e shumta kudo nëpër Tiranë, tashmë super të ngjedhur me ndërtime krijojnë ndotje të madhe, vec efektit ndotës afatgjatë që prodhon ngjeshja më e madhe e qytetit. Një tjetër ndotës është djegja e plehrave sporadike apo edhe e përqëndruar, fabrikat e cimentos pa filtra, jo larg Tiranës
Qysh nga data 29 Prill Bashkia e Tiranës ka ndaluar monitorimin e ndotjes së ajrit.
Diskutimi fillon me transparencën e munguar.

Shih edhe :
25.5.2020
Shkrimi shkruar nga Lavdosh Ferruni