Djegja e mandateve dhe djegja e plehrave

Djegja e mandateve dhe djegja e plehrave

Djegesi i plehrave Elbasan

Si djegja e mandateve të parlamentarëve ashtu dhe djegja e plehrave janë dy të këqija të mëdha që po na vinë rrotull. Djegja e mandateve mund të prodhoj një të keqe që nuk e kemi provuar vetëm e hamendësojmë. Djegja e plehrave është një tmerr që cdo Shqiptar e di mirë, e ka të provuar në një rast a në një tjetër. Duke qënë se tash do kemi infinit hamendësime e skenare me djegje mandatesh këtu po paraqesim një provë për skenarin e djegjes së plehrave në Shqipëri që buron nga errësira informative e djegësit të plehrave të Elbasanit që meriton zbërthim në detaje, pasi është përdorur si referencë suksesi, qysh në knceptim. Kështu konkretisht, kryebashkiaku i Fierit i thotë banorve të Verrisë, ku do ngrihet djegësi i plehrave se nuk kam c’të flasë me ju, shkoni dhe shikoni incineratorin e Elbasanit, duke e referuar atë si vepër të suksesshme. Në fakt incineratori i Elbasanit është një dështim, madje spektakolar, i krahasur me TEC të Vlorës, madje edhe më keq, pasi e keqja pritet të ketë efekt domino me incineratorin e Fierit e të Tiranës.

Prova e dështimit është mos prodhimi i energjisë. Në vendim nr. 907, datë 17.12.2014 për miratimin e sigurimit të financimit të nevojshëm të kontratës së koncesionit për ndërtimin dhe administrimin e incineratorit thuhet në pikën 6 se u shpall procedura PPP “për ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorit të përpunimit të mbetejeve urbane në Qarkun e Elbasanit per prodhimin e energjisë elektrike”. Pra qysh në fillim propaganda dhe koraca ligjore i mëshoi mendësisë se po vinte një vepër do prodhoj energji elektrike për nevojat e vendit e përvec kësaj do bëj edhe cudinë që do pastroj Shqipërinë nga plehrat.

Pas 2 vitesh në vendimin nr. 792, datë 9.11.2016 për dhënien e miratimit për ndërtimin dhe shfrytëzimin e incineratorit në pikën 5.2.1 Autoritetit Kontraktues i jep Koncesionarit të drejtat ekskluzive, për të gjithë afatin e koncesionit, germa d) të shesë dhe të furnizojë me prodhim neto të energjisë elektrike, rrjetin elektrik në Republikën e Shqipërisë…

Nga OSHEE konfirmohet që nuk ka marrveshje shitblerje me incinertorin “Albtek Energy”, e cila duhet të hidhte në rrjet 17.200.000 kwh në treg, prej të të ardhurave të së cilës do merrte dhe 2% shteti.

Pra nga incineratori i Elbasanit nuk ka prodhim energjie për Shqiptarët. Po kompania vetë konsumon energji? A e merr këtë nga OSHEE edhe pse nuk ka marrveshje shitblerje? Pra mos jemi në situatën që prodhuesin e energjisë e ushqejmë edhe me energji elektrike?

Për hir të së vërtetës është shumë mirë që djegësi nuk djeg plehra dhe sigurisht plehrat në qytet jo vetëm grumbullohen e hidhen buzë lumit, si më parë, tash edhe mbulohen me më kujdes, por problemi është c’të bëjmë me incineratorin, me milionat që duhen për të paguar koncesionarin, dhe më keq akoma, larg qoftë, me ndërtimin e incineratorëve të Fierit e Të Tiranës që së bashku kanë 10 fishin e kapacitetit të Elbasanit?