Djegësi i plehrave në Elbasan dhe akoma..

Djegësi i plehrave në Elbasan dhe akoma..

Djegësi i Plehrave në Elbasan u inagurua. Videoja promovuese u mbyll me një tym të bardhë nga oxhaku i shkurtër i tij, që dikujt të mund ti kujtonte tymin e bardhë kur zgjidhet Papa, por jo shumëkujt. Nga djegësit e plehrave nuk mund të pritet tym i bardhë, pasi ndotja nga djegja e plehrave është më e zezë se qymyri.

Energjia prej djegjes së mbetjeve më e ndotura ndër të gjithë të tjerat.
Djegesit e plehrave are të mirënjohur si burimet më të mëdha të kimikateve më toksike të prodhuara nga njeriu të njohura në shkencë — dioxinat.

Për të prodhuar të njëjtën energji si një TEC me qymyr djegësit e plehrave clirojnë 28 herë më shumë dioxin se qymyri dhe 2.5 herë më shumë dyoksid karboni (CO2), dy herë më shumë monoxide, tre herë më shumë okside azoti (NOx), 6–14 herë më shumë mërkur, afërisht 6 herë më shumë plumb dhe rreth 70% më shumë Dyoksid squfuri. (http://www.energyjustice.net/incineration/worsethancoal).
Sipas studimeve serioze një incinerator me kapacitet 40.000 ton/vit ka nje kosto të ndertimit prej 1026$/ton, që bie deri ne 860 $ ne ton për një inceneraor prej 160.000 ton në vit. (https://wteinternational.com/cost-of-incineration-plant/ )

Fakti që inceneratori i Elbasanit kushton 26 mil Euro dhe ka një kapacitet vjetor prej rreth 50.000 Ton/vit me një teknologji mesatare do duhet të kushtonte rreth 50 million $. Dhe në funksion të teknologjive kostoja mund të luhatet +- 50%. Kjo të bën të besosh se kemi të bëjmë me një cilësi teknolpgjike ndjeshëm nën mesataren, ndërsa dihet, që kosto e filtrave të inceneratorëve është mjaft e madhe.

Djegësi i plehrave në Elbasan dhe Importi i plehrave
A është djegësi i plehrave në Elbasan si dhe vazhdimi i djegësve të tjerë të projektuar në Fier, Tiranë, Korcë e gjetkë zgjidhja më e mirë për memanxhimin e integruar të mbetjeve?

Dikush do ta reagonte menjëherë: “do prodhoj energji, 2.5 MW”. Ok të themi, “Impjanti i mbetjeve dhe prodhimit të energjisë” (ta quajmë në vijim IMPE) në Elbasan etj, në Shqipëri është zgjidhja e duhur?

Pas përfundimit dhe inagurimit të IMPEs me superlativa në Elbasan po themi për të një “po” paraprake edhe pse “jo”, aktualisht është e përjashtuar faktike. Me këtë “po” duhet të themi se kemi pranuar precedetin e IMPEs së Kasharit prej Bechetit në vitin 2004, ku në kujtesën time të gjithë aktorët e asaj situate politikë dhe të shoqërisë civile, me përjashtim të të ndjerit Ardian Klosi, janë të gjallë dhe madje edhe me fuqi vendimmarrëse në këtë cështje të djegjes së plehrave. Edhe në vitin 2004 projekti pretendonte se ishte konform standarteve të BE-së.

Ndryshimi është se atëhere thuhej hapur se do importoheshin 200.000 ton nga Italia. Ttani nuk thuhet, por nënkuptohet se do importohen (pritetet, sipas Rames, të rrëzohet dekreti i Presidentit qe e ka kthyer në Kuvend ligjin për importin e mbetjeve qysh prej 6 muajsh. Athere thuhej se do jetë vetëm impjanit i Kasharit, tani thuhet se do jenë disa impjante me kapacitet më të vogël, por së bashku arrijnë dhe tejkalojnë kapacitetin e Kasharit.

Është fatkeqësi që Elbasani, si qyteti që ka vuajtur më shumë nga ndotja e mjedisit për gjysëm shekulli ti shtohet dhe një ndotje e re e rrezikshme.
I gjithë qarku i Elbasanit gjeneron 65 000 Ton mbetje urbane. Kapaciteti i djegësit IMPE në Elbasan është 50 000 Ton në vit.

Nëse riciklimi në vitet e ardhshme arrin 40% (shifër shumë e mundshme dhe e nevojshme) IMPE do duhet të tërheq plehra në qarqe të tjera ose nga importi, pasi cdo ndalesë prodhimi shoqërohet me kosto të mëdha shtesë dhe emetim shumëfish helmesh të klasifikuara të rrezikshme si rrjedhoj e procesit të rindezjes së impjantit.

Duke marrë në konsideratë “strategjinë” e Qeverisë për të ndërtuar djegës plehash edhe në Fier Tiranë e gjetkë alternativa mbetet që uria e tyre të shuhet me import plehrash, ose të mos bëhen fare ato që Europa dhe ligji Shqiptar kërkon: paksim të gjenerimit të mbetjeve, ripërdorim e riciklim të mbetjeve, por të bëhet vetëm djegje plehrash. Duke qënë se paksimi dhe riciklimi i mbetjeve është domosdoshmëri, tashmë universale, mbetet vetëm një rrugë; të hiqet dorë totalisht nga ndërtimi i IMPE-ve në Shqipëri. Qeveria do të jetë përgjegjëse nëse IMPE i Elbasanit nuk respekton standartet e ndotjes të përcaktuara, dhe nëse ndodh ( që ka shumë të ngjarë). konstatuar nga monitorimi detyrueshëm që vetë Qeveria duhet të bëj, që standartet e BEsë për nivelet e ndotjes tejkalohen duhet anulluar pa hezitim kontrata, IMPEn ta cojnë për skrap, pasi e kanë dhe afër Kurumin.


Elbasani meritonte një tjetër alternativë të menaxhimit të plehrave, duke shmangur maksimalisht djegjen, nëpërmjet reduktimit të përdorimit të mbetjeve, sidomos të plastikës, përdorimit të materialeve të biodegradueshme, duke inkurajuar në forma të ndryshme rritjen e përqindjes së riciklimit nëpërmjet ndarjes në burim të materialeve të riciklueshme.

Si dhe duke inkurajuar riciklimin e mbetjeve organike për përpunimin dhe kthimin e mbeturinve organike në pleh organik për bujqësinë, për të cilën do t’ja vlente dhe alokimi i një buxheti nga buxheti i shtetit për ta bërë Elbasanin model të parë në këtë drejtim, e që mund të përhapej dhe në qytete të tjera. Këto skema dashamirëse me mjedisin do të kontribuonin edhe për punësimin. Është studjuar globalisht se riciklimi krijon vende pune.

Per cdo 10.000 ton të mbetjeve riciklimi kerkon 250 vende pune krahasuar me 20–40 vende pune nëse mbetjet incenerohen dhe rreth 10 nëse kalojnë direkt në landfill (http://www.foeeurope.org/incineration). Për rastin e Shqipërisë duke ditur se ndarja nuk bëhet në burim dhe riciklimi nis kryesisht nga romët diferenca në punësim është edhe më e madhe.


Duhet hequr dorë menjëherë, në rastin më të mirë nga naiviteti dhe në rastin më të keq nga vendimmarrja e pastër korruptive, se djegja e plehrave për prodhim energjie është zgjidhje për një Shqipëri më të pastër. Tymi i bardhë që u cfaq nga djegësi i plehrave në Elbasan në ditën e inagurimit të tij ishte rrenë.

Artikulli origjinal eshte publikuar ne date 2 maj 2017