Djegës Plehrash + prodhim energjie: Kujdes, ja 9 fakte që duhet hequr dorë menjëherë.

Djegës Plehrash + prodhim energjie: Kujdes, ja 9 fakte që duhet hequr dorë menjëherë.

Qeveria Shqiptare 3 vitet e fundit me dashje apo padashje është future në një rrugë qore, atë të ndërtimit të incineratorëve që gjoja do pastrojnë Shqipërinë nga plehrat, dhe që do ndricojnë më shumë vendin me energjinë që do prodhojnë. Për të kuptuar se vëndi është para një vendimmarrje krejtësisht të gabuar nuk po bëjmë asnjë koment, por po rreshtojmë vetëm 9 fakte nga një analizë në shkallë globale bërë nga GAIA (Global Alliance for Incinerators Alternative).

FAKTI 1. Mbetjet nuk janë dhe nuk duhet te jenë karburant.

Incineratorët zhdukin resurset dhe minojne përpjekjet për reduktim dhe riciklim. Më shumë se 90% e mbetjeve që dergohen në incinerator apo landfill mund të ripërdoren, riciklohen ose kompostohen.

Incineratorët djegin një sasi të madhe të burimeve që mund të riciklohen dhe kompostohen. Incineratorët konkurojnë për të njëjtat materiale me programet e riciklimit, si plastika apo letra.

FAKTI 2. Impantet “djegje mbetjesh + energji” konsumojnë më shumë energji sesa prodhojnë.

Riciklimi dhe kompostimi kursejnë 3–5 herë më shumë sasi energjie se sa prodhohet nga djegja e mbetjeve.

FAKTI 3. Incenerimi i mbetjeve nuk është energji e rinovueshme dhe merr investime në dëm të ergjive të rinovueshme që janë zgjidhja e vërtetë.

Incineratorët më të mëdhenj prodhojnë energji elektrike me efikasitet të ulët prej 19–27%. Një studim në Mbretërinë e Bashkuar konstaton se efikasiteti i konvertimit në energji të teknologjive të reja të djegieve është disi edhe më më i ulët.

Duke dhënë subvencione për djegjen e mbetjeve inkurajohet për djegje lënda si plastika dhe letra, që janë të riciklueshme dhe dekuarojohet riciklimi dhe kompostimi.

FAKTI 4. Impantet “djegje mbetjesh + energji” prodhojnë të njëjtat helme toksike si djegësit e zakonshëm.

Edhe “incinerators” me teknologjinë më të avancuar clirojnë mijëra ndotës, që ndotin ajrin tonë, tokën dhe ujin. Shumë prej këtyre ndotësve hyjnë në furnizimin me ushqim dhe përqendrohen në zinxhirin ushqimor. Incineratorët janë emetues të mëdhenj të dioksinave dhe furaneve, që shkaktojnë kancer. Studimet tregojnë një rritje të konsiderueshme në rrezikun e vdekjes nga kanceri në zonat pranë incineratorëve.

Emetimet e merkurit (një neurotoksin i njohur) janë gjithashtu një shqetësim i madh. Djegësit e mbetjeve lëshojnë më shumë mërkur se sa impiantet e qymyrit. Departamenti i Konservimit i Nju Jorkut gjeti se incineratorët e shtetit lëshojnë deri në 14 herë më shumë mërkur se termocentralet me qymyr për njësi të energjisë.

Një raport i ndikimeve në shëndetin publik thotë se incineratorët modernë në BE janë një burim kryesor i shkarkimeve të grimcave ultra-të imta. Në vitin 2017, një tjetër studim zbuloi se grimcat materiale kontribuan në mbi 4 milionë vdekje të parakohshme në nivel global në vitn 2015.

FAKTI 5. Impiantet “djegje mbetjesh + energji” kontribuojnë në ngrohjen globale.

Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), Impiantet “djegje mbetjesh + energji” kontribuojnë në nivele shumë më të larta të emetimeve të gazrave serrë dhe energji të përgjithshme gjatë gjithë cikleve të jetës, sesa reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi i materialeve të njëjta. Djegja kontribuon në ndryshimet klimatike për shkak të burimeve të reja që tërhiqen nga toka, përpunohen në fabrika, transportohen anembanë botës dhe më pas treten në incineratorë dhe në landfille. Danimarka — pionier i industrisë së incineratorit të Evropës — kohët e fundit zbuloi se incineratorët e saj po lëshonin dyfishin e sasisë së dioxidit të karbonit (CO2) sesa ato janë vlerësuar dhe kjo ka ndodhur për vite me rradhë.

FAKT 6. Impiantet “djegje mbetjesh + energji” janë të ndaluar se janë shumë të shtrenjtë. Incineratorët janë metoda më e shtrenjtë për të gjeneruar energji dhe për të trajtuar mbeturinat, duke krijuar gjithashtu një barrë të konsiderueshme ekonomike për qytetet pritëse.

Sipas Informacionit të Administrimit të Energjisë të SHBA-së, kostoja e projektuar e kapitalit të objekteve të reja të incineratorëve të mbetjeve është dyfishi i kostos së centraleve të qymyrit dhe 60% më shumë se kostoja e objekteve të energjisë nukleare. Kostot operative dhe të mirëmbajtjes janë gjithashtu10 herë më të kushtueshme se TECet me qymur dhe katërfish i kostos së centraleve nukleare.

FAKT 7. Impiantet “djegje mbetjesh + energji” shkurtojnë vende pune.

Në SHBA, riciklimi krijon 10–20 herë më shumë punë se sa incineratorët. Me një normë kombëtare të riciklimit prej më pak se 33%, industritë amerikane të riciklimit aktualisht sigurojnë mbi 800,000 vende pune. Niveli kombëtar i riciklimit prej 75% do të krijonte 1.5 milion vende pune.

Investimet në riciklimin, ripërdorimin dhe kompostimin do të krijojnë më shumë vende pune dhe mund t’u mundësojnë punëtorëve joformalë të kalojnë drejt punëve të gjelbëra.

FAKT 8. Impiantet “djegje mbetjesh + energji” nuk janë në përputhje me një ekonomi të qëndrueshme qarkulluese.

Incineratorët përkeqësojnë problemet e asgjësimit të mbeturinave sepse nuk eliminojnë mbeturinat. Në vend të kësaj, ata prodhojnë sasi të mëdha të hirit të rrezikshëm (që arrijnë deri në 30% të totalit të mbeturinave të djegura), të cilat pastaj duhet të hidhen. Duke zvogëluar vëllimin — por duke rritur toksicitetin e djegies së mbeturinave ata thjesht zëvendësojnë një rrymë mbetjesh me një tjetër. Hiri i incineratorit, siç është përmendur më lart, është shumë toksik dhe nuk ka ndonjë qëllim të dobishëm, prandaj është një humbje e plotë për sistemin.

FAKT 9. Bota po zhvendoset nga djegia dhe po përqafon përqsjen Zero-Mbetje.

Gjatë viteve, shumë kompani të incineratorëve po i afrohen qyteteve dhe bashkive në vendet në zhvillim, veçanërisht në Azi, për të shpërndarë këto objekte të djegies së mbetjeve. Incineratorët shiten si “zgjidhje të teknologjisë së lartë” që “kanë punuar” në vendet e zhvilluara. Por shumë zhvillime sot zbulojnë se bota po zgjohet dhe realizon dështimet e djegies. Vendet e zhvilluara që kanë mbështetur më parë në djegien tani janë duke u larguar prej saj.

Evropa, shtëpia e disa prej mjediseve më të përparuara të djegies së mbetjeve në botë, ka ndërmarrë hapin e parë për të frenuar incineratoret. Shtysa për këtë ndryshim ishte Plani i Veprimit i BE-së për Ekonominë Qarkulluese. Një ekonomi qarkulluese është “njëra në të cilën vlera e produkeve, materialeve dhe resurseve të mbahet sa më gjatë që të jetë e mundur, duke minimizuar mbetjet dhe përdorimin e resurseve. Në një komunikim të fundit mbi rolin e “djegësit të mbetjeve +energji” në ekonominë qarkulluese Komisioni Europian këshillon vendet anëtare të aplikojnë moratorium për ndërtim incineratorë të rinj, nxjerrjen jashtë përdorimit të të vjetërve dhe pushimin e mbështetjes publike dhe të subvencionit për ta