Deri në vitin 2020 në Tiranë 50% e lëvizjes me biçikleta

Deri në vitin 2020 në Tiranë 50% e lëvizjes me biçikleta

Pista e biçikletave e sapo shtruar në bllok

Nuk është dëshirë e çartur që Tirana të jetë një qytet që të lëviz kryesisht me biçikletë.Është një nevojë jetike për këtë qytet, tejet të ngjeshur.

Kjo zgjidhet në mënyrë revolucionare, duke përmbysur absurdin e lëvizjes me makina në një qytet me sipërfaqe prej 42 km2. Revolucioni lind kur janë pjekur kushtet dhe këto kushte ka kohë që janë pjekur e rrezikojnë të digjen.

Ka të paktën 4–5 vite që elementët e këtij revolucioni janë çfaqur, kur qindra të rinj kanë vërshuar rrugëve të Tiranës duke i marrë frymën makinave që ngulçonin pas tyre.

Dhe ja sot duket sikur revolucioni është ndezur me ngjyrën portokalli të 4000 biçikletave që janë gati të presin mijrat e të rinjve ti drejtojnë ato kudo nëpër qytet. Me shpejtësi është shtruar dhe një qilim i gjelbër mu në zemër të Tiranës, në Bllok, për të priturit furinë e çiklistëve qytetarë.

Pista per bicikleta ne pritje per tu beree gjelber.

Kryetari i Bashkizë se Tiranës, z. Veliaj e tha bukur; ta bëjmë Tiranën një miniKopenhagen, por gaboi kur tha se, rreth 50 për qind e transportit në Tiranë do të ndodhë me biçikletë, deri në vitin 2030.

Kjo duhet të ndodhë tani, deri në 2020. Thjesht duhen pistat e gjelbëra, duhet vullnet politik për ti ndërtuar ato.

Në Tiranë po ndërtohen me mijra apartamente, në cdo cep të saj dhe është absurde që të diskutohen financat për pistat e gjelbëra. Banorët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë kanë shumë për të mësuar nga banorët e Kopenhagen, se si ata më të pasurit në Europë, kanë mjet kryesor të lëvizjes biçikletën.

Por të rinjtë e këtij vendi kanë shembullin më domethënës, këtu në Tiranë, Shkodër e kudo në qytetet e Shqipërisë, ku lëvizja me biçikleta, vec transportit publik, ka qënë 100%, vetëm 30 vite më parë.

Ka të ngjarë që Kopenhagen ka pasur referencë për lëvizjen me biçikletë, pikërisht Tiranën. Ja pse 2030 është zhgënjim për revolucionin e biçikletave.