Deri kur do vazhdoj super mashtrimi me inceneratoret?
Do ishte një vendim në të mirë të gjithë shqiptarve nëse 1 vit e gjysëm më parë Gjykata Administrative do kishe pezulluar lejen e ndërtimit për incinerator të Fierit pas ankimimit të banorëve të fshatit Vërri dhe shoqatës AKIP. Kjo nuk ndodhi. Vazhdoi të hidheshin lek tek inceneratori i Fierit. Dje edhe Gjykata Administrative e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Fatkeqësi. Një shprehje popullore nga jugu thotë: “Topi bam e Muçua tutje”. Vazhdon pompimi i lekëve tek inceneratori (si edhe tek i Elbasanit e i Tiranës) . E bukura është se incinerator nuk ka dhe nuk mund të ketë me këtë kontrat koncesionare. Kjo është vërtet një gjë e bukur, pasi rreziku nga djegja e mbetjve nëse do ndodhte do ishte fatalitet jo vetëm për fshatrat aty afër, por do ishte një rrezik i madh për shëndetin e popullsisë në përgjithësi, si rrjedhojë e ndotjes së zinxhirt ushqimor në një zonë intensive bujqësore, sic është Myzeqeja. Pse nuk ka incinerator me këtë kontratë koncesionare? Kjo është se koncesionari ka kërkuar pak lek për të ndërtuar një incinerator të vërtetë. Ai ka kërkuar aq lek, sa për një “siincenerator”, pra për dicka të ngjashme me një incenerator. Një incinerator me kapacitetin e atij të Fierit dhe me standartet e BEsë do të kushtonte në tregun ndërkombëtar rreth 60 milion Euro. Kompania ka kërkuar dhe ka bërë kontratën vetëm për një incinerator 15 milion Euro. Asnjë nuk mund ta besoj se është zotësia e koncesionarit (akoma nuk është gjetur kush është pronari i këtij koncesioni dhe koncesioneve të inceneratorit të Tiranës e Elbasanit) që ka gjetur një super ofertë 4 herë më të lirë. Natyrisht arkitekti i këtij pazari me incenrator, apo grupi i arkitektëve natyrisht ka ditur cdo gjë që kur ka bërë propozimin dhe kontratën, sic ka dashur ai. Duket që e gjithë skema e konceptuar dhe e zbatuar me “sukses” deri tani ka qënë ajo e futjes në lojë të “siincineratorit”, e njëjta për të tre inceneratorët (edhe atë Elbasanit që paturpësisht shitet sikur të ishte një incinerator funksional). Po ku qëndron fitimi i kompanisë me “siinceneratorët”? Kjo i mbetet detyrë SPAKut për ta gjetur, i cili do ketë mundësinë të shoh dhe studimet e fisibilitetit, të cilët normalisht janë bërë sikur incenratorë të ishin të vërtet. “Arkitektët” janë interesuar qysh në kontratë që edhe nëse mbetjet nuk incenerohen, por kalojnë në landfill, ashtu toptan, sic po ndodh tani edhe në Tiranë, me zero seleksionim, të mos u hyj gjemb në këmbë. Vetëm gjëja që nuk kanë parashiku arkitektët, qysh ne 2014, apo dhe më herët është krijimi i SPAK.