Deklarata e konferencës së Sarajevës mbi Mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit Perëndimor

Deklarata e konferencës së Sarajevës mbi Mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit Perëndimor

Në konferencën e Sarajevos pjesmarësit përmes deklaratës së miratuar prej tyre kërkuan nga qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor që:

Vendosjen e një moratoriumi për ndërtimin e hidrocentraleve dhe pezullimin e lejeve të gjithë punëve / projekteve te mëtetjeshme në lumenjtë e Ballkanit Perwndimor derisa të ketë përfunduar një rishikim i plotë i procedurave për miratimin e strategjive / planeve / programeve dhe dokumenteve të tjera të politikave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes;

Ndalimin menjëherë të çdo subvencioni publik (tarifat fillestare) për prodhimin e energjisë nga hidrocentralet e vogla.

Fillimin dhe / ose përshpejtimin e procesit të zbatimit dhe përdorimit të standardeve të BE-së siç përcaktohet në Direktivën e Habitateve, Direktivën e Zogjve, Direktivën për Ujin, Përgjegjësinë ndaj Mjedisit dhe Direktivat e VNM-së dhe VSM-së; përmirësimi i aftësive të gjyqtarëve në lidhje me Acquis mjedisore të BE-së.

Zgjerimin e hapësirës për pjesëmarrje të publikut në vendimmarrje në lidhje me lumenjtë dhe ujërat në fazat e hershme të planifikimit, dhe marrjen parasysh të opinionit publik me kujdes të duhur;

Zgjerimin e zonave ekzistuese dhe krijimin e zonave të reja të mbrojtura, përfshirë zonat e trupave ujorë të destinuar për të mbrojtur speciet natyrore dhe habitatet e ndjeshme, duke zgjeruar rrjetin efektiv të zonave të mbrojtura me korridore ekologjike për t’i afruar vendet e Ballkanit Perëndimor më afër me rrjetin Europian NATURA 2000 dhe Emerald;

Miratimin dhe zbatimin e rregulloreve për rrjedhën e pranueshme ekologjike, me një metodologji për përcaktimin e saj bazuar në një bazë shkencore, për të krijuar një sistem të monitorimit automatik të statusit të rrjedhave ujore dhe për të siguruar që të dhënat e monitorimit të jenë në dispozicion në kohë reale si parakusht për inspektim më adekuat dhe kontrollin civil.

Mbështetjen e sporteve lumor, përdorimin tradicional të lumenjve dhe turizmin për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale, duke synuar krijimin e më shumë vendeve të punës dhe gjenerimin e më shumë të ardhurave.

Nxitjen e vlerësimit të publikut për lumenjtë dhe ekosistemet përreth përmes edukimit të përmirësuar për fëmijët dhe publikun e gjerë.

Deklarata e plote ne anglisht : https://mail.google.com/mail/u/0/?tab=rm&ogbl#inbox?projector=1

Konferenca u organizua në Sarajevë në 27–29 Nëntor nga Arnika (Republika Çeke), Qendra për Mjedis (Bosnje dhe Hercegovinë), dhe WWF Adria falë mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës eke, Global Fondi Greengrants dhe Heinrich-BöllStiftung.

Nga Shqipëria pjesmarës ishte Lavdosh Ferruni nga Shoqata e Bujqesise Organike