Çelsat e rëndë dhënë Blendi Klosit

Çelsat e rëndë dhënë Blendi Klosit

Bashkimi i ministrisë së Turizmit me atë Mjedisit është në këndvështrimin e zhvillimit të qendrueshëm të vendit një zgjidhje inteligjente. Është dëshirë e mirë apo është formalitet mbetet për tu parë. Të gjithë betejat e shoqërisë civile për mbrojtjen e natyrës Shqiptare dhe anantemimin që i është bërë gjithë ministrave të mjedisit kanë patur argument thelbësor shkatërrimin e sektorit të turizmit, si sektor me potencial të madh dhe trend në rritje me 2 shifra për ekonominë Shqiptare. Mund të përmendet lëvizja e fuqishme 2005–2009 në Vlorë kur slogani kryesor kundër planit për instalimin e parkut energjitik në Gji të Vlorës ishte “Vlora turistike“. Beteja kunder HECeve ne Vjose i jep kredite me shumice turizmit natyror në gjithë luginën e Vjoses.Po kështu beteja kundër HECeve në Valbonë apo në Theth qëndron tek shpërthimi i sektorit të turizmit në Alpet Shqiptare. Llëvizja qytetare kundër importit të plehrave ka pasur si argument të pakundërshtueshëm shkatërrimin e turizmit. Dhe së fundi shohim dhe kontraditën e shfaqur midis turizmit masiv brenda parqeve kombëtare në Divjak-Karavasta apo në zonën e mbrojtur të Nartës, sfidë jo e lehtë për tu përballuar.

Me Ministrine e Turizmit dhe të Mjedist ( MTM ) celësat i jepen një dore. Çelësi hap dhe mbyll. Në këto zhvillime në gjithë këto dekada plot “amatorizma“ (kupto dhe korrupsion, paaftësi, etj.,) Ministri i Mjedisit ka pasur një çelës, që hapte derën e lejeve mjedisore sa herë që ja kërkonin.

Tash Klosi nuk ka vetëm një çelës dhe normalisht nuk mund ti hapë të gjitha dyert, pasi bëhet pikërisht ai, automatikisht shkaktar i përplasjeve me pasoja shkatërruese të mjedisit dhe ekonomisë së vendit, duke konsideruar përgjegjësinë për sektorin propmotor të ekonomisë së vendit e që është pazgjidhshmërisht i lidhur me natyrën shqiptare..

Sfida e parë e Klosit është importi i mbetjeve. Nëse Klosi nuk arrin të bindë z. Rama se ligji i miratuar 1 vit më parë, që I hap rrugën importit të mbetjeve dhe që është rikthyer në parlament nga Presidenti I Republikës është i gabuar e duhet anulluar, ai duhet të jap dorëheqjen e parevokueshme. Z. Rama duhet t’ja kursej këtë akt z. Klosi.