Caktimi çmimit për energjinë e prodhuar prej incenerator të Elbasanit – mashtrim mbi mashtrimin

Caktimi çmimit për energjinë e prodhuar prej incenerator të Elbasanit – mashtrim mbi mashtrimin

Më në fund ERE u dorëzua dhe caktoi më në fund një çmim për incinerator të Elbasanit, se gjoja u plotësuan kushtet nga kompania e inceneratorit të Elbasanit, Albteg, pasi refuzoi me të drejtë të caktonte një çmim të jashtëligjshëm në vitin 2919, për të cilin pretendonte kompania e inceneratorëve. Nuk ka rëndësi fare se sa u vendos cmimi. Çmimi është pjesë e super mashtrimit. Çmim për cfarë? Çmim qe do prodhohej energji elektrike nga një impiant me kapacitet 2.9 MWh dhe me standarte mjedisore më të mira edhe se të BEsë? Mashtrim mbi mashtrim.

Inceneratori i Elbasanit ka të instaluar një tip gjeneratori, qe mund të djegë fosile, përzier edhe me ndonjë mbetje, por nuk është incenerator, është një gjë që ngjan si incenerator. Dhe kjo është thelbi i skemës së vjedhjes me inceneratorët. Ai është një grumbull pjesësh të mbledhura andej këndej më një vlerë sipas doganes, rreth 5 milion EUR, ndërsa një incenerator me kapacitet dhe standarte sipas kontratës kushton afro 50 milion EUR në tregun ndërkombëtar.

Nga ana tjetër mbetjet organike të bashkive që mbulon inceneratori i Elbasanit nuk mund të digjen, pasi kanë fuqi të ulët kalorifike. Plastikat që kanë fuqi kalorifike më të lartë mblidhen nga ricikluesit kundrejt një pagese dhe ka interes për mbledhjen e tyre. Nuk ka ndonjë ligj akoma që ndalon riciklimin e plastikës, përkundrazi.

Tash kompania e incenratorit të Elbasanit po tenton të zbusë sa më shumë të jetë e mundur super mashtrimin, që po evidentohet hap pas hapi, duke thënë se ja incinerator i Elbasanit ka punuar, dhe mund të punoj, por ka qënë pengesë çmimi, për të cilin kompania ka hapur edhe proces gjyqsor ndaj EREs dhe se me caktimin e çmimit mbyllet dhe gjyqi. Dhe po krijohet perceptimi se Albteg tani që u vendos çmimi mund të kthehet në qetësi e te vazhdoj punën edhe për mbi 20 vjet të tjera, sipas nje vendimi të marrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky skenar me çmimin, tash mund të vlejë disi për të mbuluar skenarin e madh “Bëj sikur ndërtoj incenerator e rrëmbej miliona” tash të kuptuar e gjykuar pjesërisht, sa kohë opozita dhe Gjykata merret me shkeljet e proçedurave dhe evazionin fiscal, duke mos trajtuar shkakun dhe shkaktarët që bosët e inceneratorëve arritën të shisnin karrocën për ferrari. E para gjë që duhet hetuar e gjykuar është kush janë njerëzit që duhet të dallojnë karrocën nga ferari, që nuk janë ministrat. Me këta duhet filluar. Këta janë të paaftë, janë gënjeshtarë, janë të urdhëruar. Në të gjitha rastet duhen dënuar.  Më pas vijnë ministrat, që me këshilltarët e tyre, me ekspertët e institucioneve në vartësi si dhe me detyrimin për të përfshirë publikun në vendimmarrje janë ata që duhet të marrin vendimin e drejtë. Ministrat nuk e kanë bërë këtë. Në rastin e inceneratorëve duket qartë se njerëzit që duhet të dallonin karrocën nga ferrari nuk e kanë dalluar dot nga paaftësia ose kanë gënjyer a janë të urdhëruar. Në cdo rast janë të fajshëm. Ministri nëse është gënjyer apo është viktim e paaftësisë së vartësit apo gënjeshtrës jep dorheqjen, dhe nëse ka urdhëruar që karroca të quhet Ferrari shkon ne burg.

Në këtë rast po supozojmë se jemi vërtet në rastin që në kushtet e krijuara me mbetjet ku lindi emergjenca (nuk ka qënë dhe nuk është as sot emergjencë) dhe duhej injoruar strategjia e mbetjeve, që vinte në qendër riciklimin. Sot është fakti në dritë të diellit, që pas 8 vjetësh emergjenca nuk është zgjidhur me inceneratorët.

Mos shkatërrimi përfundimtar i skemave, qartazi thellësisht korruptive të incenratorëve, veç vjedhjes kumulative edhe për 25 vjet do kemi dëm edhe më të madh mjedisor dhe ekonomik nga bllokimi i riciklimit, si hapi kryesor edhe globalisht, në jerarkinë e menaxhimit të mbetjeve.