Bumi i kërkesave për impjante të energjisë diellore dhe pakuptueshmeria e z Rama me betejat gjyqsore për të të ndërtuar HECe në Vjosë e në Valbonë.

Ministria e Energjise dhe Industrisë e Shqiperise ka pranuar këto ditë një kerkesë për një impiant tjetër me energji diellore, PV 2 MW , në vazhdën të shumë kërkesave të vitit kaluar.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po ndihmon qeverinë shqiptare të ngrejë një mekanizëm ankandi për impiantet PV në shkallë të gjerë. Në përgjithësi, qeveria shpreson të ndajë në mes të 50 dhe 100 MW në ankandin e parë.
Nga ana tjetër qorrazi Ministria e z. Gjiknuri po bën një betejë ligjore me komunitet e banorëve të luginës së Vjosës dhe Valbonës dhe shoqërinë civile që po kundërshtojnë fort ndërtimin e HECeve në këto zona tepër të vecanta për sa i përket jo vetëm bukurisë dhe vlerave të biodiversitetit të këtyre ekosistemeve, por dhe rëndësisë nga pikpmja social-ekonomike që ka ruajtja e tyre natyrore.
Z. Rama në daljen e tij në emisionin e Zona e Lirë në një nga pyejet serioze të Canit tha se ndër personalitetet e larta të politikës botrore veconte Obamën dhe politikan-ekologjistin e njohur Gjerman Joschka Fischer. Një nga programet më të sukseshme të Obamës ishte pikërisht inkurajimi i energjive të rinovueshme bazuar në energjinë diellore dhe të erës, gjë që vec efektit të zbutjes së efektit të Ndryshimeve Klimatike, pati një efekt shumë pozitiv në ritjen e ndjeshme të punësimit në SHBA.
Paradoxi i primitivitetit të ndërtimit të HECeve, sidomos në Vjosë e në Valbonë dhe bumi i kërkesave për impjante bazuar në energjinë solare dhe të erës ng ana tjetër, në rastin më të mirë është thjesht zhvillim kaotik.