Bulevardi lirohet nga çadra, ndërmarrjet e Bashkisë pastrojnë mbeturinat (VIDEO)
Pas 90 ditës bllokimi, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” iu rikthye qytetarëve të cilët sot kishin mundësi që të lëviznin lirshëm. Menjëherë pas çmontimit të çadrës, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës filluan punën për largimin e mbeturinave të cilat kishin pushtuar bulevardin duke u kthyer edhe në burim infeksioni me rritjen e temperaturave të larta.
Siç mund të shihni edhe nga kjo video e dërguar në redaksinë tonë, automjete të ndërmarrjes së pastrimit si dhe punonjës të saj, pas heqjes së materialeve si shkopinj, qese, letra, shishe uji, kanë bërë edhe një larje me ujë të gjithë bulevardit dhe të trotuarëve në të dy anët e tij duke e pastruar nga farat dhe cigaret e shumta të hedhura në shesh.
Me arritjen e marrëveshjes politike, edhe bulevardit mëngjesin e sotëm i është kthyer shkëlqimi i tij.