Bukur-Vend me zero import energjie elektrike, por pa shkatërruar turizmin dhe mjedisin.

Bukur-Vend me zero import energjie elektrike, por pa shkatërruar turizmin dhe mjedisin.

Është e besueshme se me burimet energjitike të shumta të rinovueshme që ka Shqipëria është plotësisht e mundshme që Shqipëria në pak viteve të ardhshme të bëhet një vend me zero import energjie elektrike.

Këtë na e tha sot Edi Rama në Pogradec, duke përmendur impiantet e energjisë diellore në Karavasta e Spitall, HECin e Skavices si dhe TECin e Vlorës.

Me TECin e Vlorës Rama duhet të heq dorë nga një investim i çartur i së shkuarës që rrezikon të përsëritet e të jetë edhe më i çartur akoma në të ardhmen.

Rama tha: “TECi Vlorës një investim i çartur i bërë në të shkuarën që nuk bërë asnjë ditë punë dhe që ka ngrënë paratë e dynjasë ta kthëjmë në një port të hyrjes së gazit të lëngshëm…”

Po në këtë fjalë të tij Rama përmendi rëndësinë e portit turistik të Vlorës që fillon së shpejti. A nuk është një thikë pas shpine TECi i Vlorës dhe impianti i gjigand i gazit të lëngshëm i instalur në gji të Vlorës e që do furnizoj me gaz Ballkanin? TECi I Vlorës, një vepër fund e krye e pastër korruptive nuk mund të shërbej si piknisje për një impiant ndotës si ai i gazit të lëngshëm, që të dy së bashku krijojnë një efekt kumulativ të ndotjes që kompromenton jo vetëm portin turistik, ku jahtet do udhetojnë e stacionohen afër e afër me anijet e mëdha e stërmëdha të gazit të lëngshëm, por gjithë turizmin në bregdetin përrallor të Vlorës, si rrjedhojë e ndotjes së mjedisit në përgjithësi dhe ndotjes vizive në veçanti. Për më tepër me veprën për hyrjen e gazit të lëngshëm Shqipëria kompromenton edhe detyrimet e saj për reduktimin e CO2, sipas marrveshjes së Parisit, të kthyer edhe në ligj në vend.

Ajo që Rama akoma nuk po qartëson në publik, madje dhe publikun ndërkombëtar është ajo e HECeve të Kalivacit e Poçemit në Vjosë, për të cilët nuk u përmend si burim potencial energjie sot ng a Rama, por që koncesionet të firmosur po prej tij janë aty të paanulluar dhe për rrëshqitjet në vendimet e gjykatave ku ato ndodhen aktualisht, në favor të koncesionarëve , sidomos për cështjet mjedisore shpesh mjafton një shkelje syri nga Qeveria. Nga ana tjetër kërkesa e vazhdueshme dhe e argumentuar për ta bërë Vjosën Park Kombëtar prej shoqërisë civile vendase dhe të huaj, që jep garanci për mosndërtimin e HECeve është duke kaluar në heshtje.

Ka shumë e shumë njerëz, që nuk janë pjesë e grumbullimeve intensive të kësaj fushate, por që janë sy e vesh për zhvillimin e qëndrueshëm, për të kuptuar mënyrë si e çfare duhet për të arritur majën ku duhet të ngjitet Shqipëria, që Rama thotë se Ai e di si arrihet atje.