Bujqësia organike merr rëndësi në Kooperacionin Gjerman për Zhvillim

Bujqësia organike merr rëndësi në Kooperacionin Gjerman për Zhvillim

Bujqësia organike mund të luajë një rol të rëndësishëm në luftimin e urisë dhe në përshtatjen e bujqësisë me ndryshimet klimatike. Ajo është veçanërisht e përshtatshme, madje edhe në mjedise sfiduese, për të stabilizuar rendimentet, e kështu edhe për të ardhurat, për të krijuar vende pune dhe për ti krijuar njerëzve mundësi në vendet e tyre. Pikërisht për këtë Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) investon në forcimin e bujqësisë organike në Afrikë.

Të premten, më 8 shtator, Ministri Federal për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Dr. Gerd Müller, ka marrë pjesë në ceremoninë e ‘One World Award’.

Bund Ökologische Lebensmittelwirtschaft (BÖLW) dhe IFOAM ( Federata Ndërkombëtare e Lëvizjes së Bujqësisë Organike), organizatat Gjermane dhe ndërkombëtare ombrellë për bujqësinë organike dhe sektorin e ushqimit organik, kanë mirëpritur që ministri ka theksuar në këtë mënyrë potencialin e bujqësisë organike për të trajtuar sigurinë globale të ushqimit .

Ministri federal për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik shpjegon: “Ne duhet të planifikojmë progresin në bujqësi në një mënyrë që është e qëndrueshme dhe merr parasysh klimat specifike. Prodhoni më shumë duke përdorur më pak burime — kjo është sfida. “

“Bujqësia organike ka përvojë gjatë dekadave mbi mënyrën se si mekanizmat e kontrollit natyror mund të përdoren në mënyrë inteligjente”, raporton Dr. Felix Prinz zu Löwenstein, kryetar i BÖLW dhe vetë një ish-punonjës zhvillimi. “Fermerët veçanërisht të vegjël në jugun global mund të arrijnë prodhime më të larta dhe më të sigurta nëpërmjet metodave organike”.

Markus Arbenz, Drejtor Ekzekutiv i IFOAM thotë: “Shembuj të tillë nga e gjithë bota, janë mbresëlënëse, se si pjelloria e tokës dhe aftësia rikuperuese për efekt të ndryshimeve të klimës mund të ndërtohen nga aplikimi i bujqësisë organike. Për më tepër, shumë fermerë kanë mundësinë të fitojnë të ardhura shtesë nëpërmjet shitjes së produkteve organike të çertifikuara të kualitetit të lartë si për eksport ashtu edhe për tregun e tyre kombëtar! “
“Përvojat si këto mund t’i pasurojnë projektet tona. Ne duam ta përdorim këtë njohuri për të ulur urinë dhe varfërinë “, përfundon Dr. Gerd Müller.